Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fontanela

Çfarë është fontanela?

Kafka e foshnjes nuk formohet gjatë periudhës prenatale sikurse pjesa e tjetër e skeletit, ashtu që gjatë lindjes të kalojë foshnja pa problem përgjatë kanalit të ngushtë. Fontanelën do ta hasni në kokën e foshnjes si pjesë e butë e cila pulson.

Në të vërtetë ajo është membranë e fortë e cila ndodhet në vrimat e kafkës. Eshtrat e kafkës së foshnjes nuk bashkohen menjëherë pas lindjes ashtu që ti mundësojnë trurit të foshnjes që të zgjerohet sepse gjatë vitit të parë ai zmadhohet dukshëm.

Sa fontanela egzistojnë?

Egzistojnë dy fontanela. Fontanela e madhe apo e përparme e cila ndodhet në maje të kokës, në formë diamanti dhe mund të jetë me gjërësi gjer në 5 cm. Kjo fontanelë mbyllet kur foshnja mbush një vjeç (ndonjëherë edhe gjer në një vjeç e gjysmë) ndërsa procesi i mbylljes fillon që në muajin e gjashtë të foshnjes.

Fontanela e prapme ka formë trekëndëshi, me diametër prej 1.5 cm dhe nuk është e lehtë për ta gjetur. Zakonisht mbyllja përfundimtare e saj bëhet në muajin e tretë të foshnjes.

Kam vërejtur që foshnjes i pulson fontanela, a është kjo gjë normale?

Fontanela është normale nëse qëndron drejtë dhe nëse foshnja juaj ka flokë të rrallë apo të bardhë, ju sigurisht do ta vëreni pulsimin. Kjo është një paraqitje normale dhe nuk duhet të brengoseni.

Fontanela tek foshnja ime është paksa e tërhequr, çfarë të bëj?

Fontanela e tërhequr mund të jetë shenjë e dehidrimit dhe për këtë duhet lajmëruar mjekun. Mund të paraqitet tensioni i lartë në kokë, prandaj ju duhet kujdesi mjekësor urgjentisht.

A ka nevojë për kujdes të veçantë pjesa e kokës ku gjenden fontanelat?

Nuk keni nevojë që të kujdeseni për fontanelat. Me rëndësi është që foshnja të mbajë kapele në kokë në ambient të jashtëm gjer në ditëlindjen e parë. Pa marrë parasysh prej kohës, sidomos nëse jashtë është ftohtë apo nëse dielli është i fortë, në fontanelë duhet të vëni një mbrojtje.

Kam frikë, se mos gjatë kujdesit mund ta lëndoj fontanelën!

Nuk keni nevojë që të brengoseni sepse në asnjë mënyrë nuk mund ta lëndoni foshnjen gjatë kujdesit të zakonshëm. Madje as fëmijët tjerë më të rritur, ndonjëherë me lojërat e tyre të ashpra, nuk mund ta dëmtojnë membranën e fortë. Mos lejoni që frika juaj e pajustifikueshme, të ndikojë rreth foshnjes sepse kjo mund t`ju nevrikosë pa nevojë.

Etna Etna (10 vite më parë)
Qka nese ne javen 9 eshte edhe pak per tu mbyllur me lajmroni ju lutem
Bajram (13 vite më parë)
Ju përgëzoj shumë, jeni webfaqja më e mira për të informuar të gjithë ata që dëshirojnë të dijnë se si duhet të rritet një fëmijë. Ju uroj sukese të mëtutjeshme.

/komuniteti