Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mitet më të shpeshta në lidhje me ngërçet

Miti i parë: Foshnja qan që të manipulojë me prindërit

E pasaktë. Në periudhën kur lajmërohen ngërçet, më saktësisht në javën e dytë apo të tretë të jetës, foshnja ende nuk e ka vetëdijen e aq të zhvilluar, që të mund të ndikojë në botën e jashtme. Foshnja qan, sepse nuk di mënyrë tjetër për të manifestuar shqetësimin e saj.

Miti i dytë: Do ta llastoj foshnjen nëse e mbaj shpesh

E pasaktë. Nuk egziston mënyra për ta llastuar foshnjen. Përkundrazi, foshnjes i pëlqen të ndjejë kujdesin dhe butësinë e nënës, dhe kjo mund ta qetësojë atë në momentet kur vuan nga gazërat.

Miti i tretë: Nëse foshnja ka ngërçe, duhet ti jepen drithëra në njërën shujtë

E pasaktë. Nuk është e dokumentuar që drithërat parandalojnë ngërçet, para se gjithash edhe mund ti bëjnë dëm foshnjes suaj nëse i jepni ushqim të fortë para kohës së parashikuar. Foshnjat gjer në gjashtë muaj duhet të ushqehen me qumësht gjiri apo formule, përderisa mjeku nuk iu këshillon ndryshe.

Miti i katërt: Shoqja ime më ka rekomanduar pikat (tabletat/kapsulat/çajin) të cilat ndikojnë përkohësisht

E pasaktë. Në asnjë mënyrë nuk mund ti jepni foshnjes tuaj ndonjë preparat mjekësorë apo ndonjë substancë para se të konsultoheni me mjekun apo pediatrin tuaj. Nuk reagojnë të gjitha foshnjat në ngërçe dhe në ilaçe njëlloj.

Miti i pestë: Ushqimi artificial shkakton ngërçe

E pasaktë. Shumica e hulumtimeve pohojnë që nuk egziston dallimi në përqindje të paraqitjes së ngërçeve tek foshnjat që ushqehen me gji apo ato që ushqehen me ushqim artificial.

(12 vite më parë)
Une i kam japur bebes gji, dhe pas dy javeka filluar me ju krijuar gazra dhe me qajte. Mjekja me ka preferuar te shkoj te nje homeopate, sepse ka thene se lukthin e ka te zhvilluar mire. Kur kam shkuar te homeopatja, i ka bere masazhe, dhe ka thene bebeja e ka prej stresit...nje here me eshte dukur qesharake, por prej asaj dite beba ime nuk ka qare me aq shume. Mandej, nuk eshte e vertetuar por mendoj, sepse bebeja ka filluar me gazra kur e kemi bere festen e familjes, per beben, kur i ka mbushe dy jave, secili ka dasht me mbajte dhe me u fotografu me te, dhe ate nate ka filluar te waje naten, sepse ajo eshte vertet e tepert, mirepo ne traditat tona, mos me ua lene beben, atehere msrrin te gjithe te afermit nje pershtypje te keqe per nenen...

/komuniteti