Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Çifte, kujdes nga herpesi gjenital

22.12.2014 - Herpesi gjenital është një infeksion viral i karakterizuar nga lëndime oseplagë rreth zonës tuaj gjenitale. Ju mund ta merrni atë gjatë aktit seksualme dikë që është i infektuar me një nga viruset që shkakton herpesingjenital.

Në momentin që ju jeni të infektuar nga virusi i herpesit gjenital, virusi qëndron në trupin tuaj përgjithmonë edhe pasi plaga të jetë larguar. Disa njerëz me herpesin gjenital kanë përsëritje të dëmtimeve, për shkak se virusi bëhet përsëri aktiv, ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë fare simptoma dhe as që nuk janë në dijeni që kanë virusin në trupin e tyre. Kështu që është e mundur për të transmetuar virusin tek partneri edhe nëse ju nuk keni simptoma.

Herpesi gjenital është shkaktuar nga virusi herpes simplex i llojit 2 (HSV-2) dhe herpes simplex i llojit 1 (HSV-1).

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vaginale dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti