Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Erotika dhe kënaqësia tek gratë

19.01.2015 - Gratë i përjetojnë kënaqësitë intime në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndiejnë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë, një kërcimi erotik ose një orgazme që të bën ujë në djersë.

Tradicionalisht, përshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit (epshndjelljeve).

Por, erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq.

Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund të ndezin ndjenjat intime, po ashtu si fantazitë. Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie.

Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat më të thella, në energjitë krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Duke ndarë përjetimet e tyre të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballen, mund të shkohet drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.