Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Frika nga të panjohurit

Kur shfaqet frika nga personat e panjohur?

Frika nga të panjohurit zakonisht shfaqet papritmas

I posalinduri ende nuk e di se kush është i huaj, kënaqet në përqafime, buzëqeshje dhe rrallëherë e dallon përqafimin e nënës, babait apo të afërmive. Foshnja 3 muajshe ndryshe e sheh botën rreth vetes dhe mund ti dallojë fytyrat e prindërve dhe të dikujt që asnjëherë më parë nuk e ka parë. Megjithatë, shumica e foshnjave, frikën nga të panjohurit e ndjen aty rreth muajve shtatë-tetë.

Disa foshnja janë të ndjeshme dhe reagojnë dhunshëm kur shohin dikë, përderisa disa të tjera frikësohen nëse dikush iu afrohet apo i prek. Foshnjat të cilat janë mësuar me vizita të shpeshta, shpejt mësohen dhe i pranojnë më lehtë fytyrat e panjohura, prandaj te ato kjo fazë zakonisht zgjat më pak.

A është frika nga të panjohurit paraqitje e natyrshme?

Frika nga personat e panjohur është paraqitje normale dhe zakonisht lajmërohet papritmas. Foshnja papritur fillon të frikësohet nga të panjohurit, kthen kokën duke u mbajtur fortë për nënën.

Nganjëherë foshnja frikësohet edhe nga personat që i ka parë më herët, madje edhe të personave më të afërt (gjyshes, gjyshit, kojshive) të cilët nuk i ka parë dy-tre javë. Zakonisht kjo frikë zhduket vetvetiu, sikurse që është paraqitur.

Përse foshnja ime papritur frikësohet nga njerëzit?

Disa shkencëtarë reakcionet e dhunshme të foshnjave, kur i shohin të panjohurit, i shpjegojnë ashtu që foshnja në fakt shfaq frikë, tek kur është e aftë të krahasojë diçka apo të njohë, me diçka që e ka të panjohur, më saktësisht që nuk e njeh. Duke u rritur, më mirë bën dallimin e fytyrave të njohura, me ato të panjohura, aq më shumë ndjen frikë nga ata që nuk i njeh. Në një moment (rreth muajit të tetë) frika përjeton kulminacionin, dhe mandej zhduket shkallë-shkallë.

Poashtu, egzistojnë edhe shkencëtarë të cilët pohojnë që foshnja frikësohet nga të panjohurit sepse i ndjen si kërcënim potencial, më saktësisht ndjen rrezik dhe dobësi.

Megjithëse, krahas teorive të ndryshme, nuk egziston një shpjegim i saktë se përse paraqitet frika, e as nuk mund të paramendohet se si mund të reagojë foshnja.

Këshilla prindërve

• Gjithmonë qëndroni pranë foshnjes kur janë afër saj personat e panjohur, sepse ndodh që reaksioni i foshnjes të jetë i dhunshëm, sidomos kur prindërit nuk janë pranë saj.

• Mundohuni ta rehatoni foshnjen tuaj, dhe asesi mos insistoni që të ballafaqohet, sepse kjo gjë mund ta përkeqsojë situatën.

• Tregojini foshnjes që njerëzit e rinj janë të mirë. Kur të përshëndeteni përzemërsisht, me buzëqeshje, dhe me zë të qetë, fëmiu do të frikësohet më pak, por keni parasysh që as kjo ndonjëherë nuk është zgjidhje e mirë kur është foshnja e ndjeshme.

• Paralajmëroni shoqërinë që ti afrohen me kujdes foshnjes, por të mos e prekin. Pastaj vëzhgoni reagimet e saj. Nëse qan dhe duket e frikësuar, i thoni atyre të presin derisa të qetësohet foshnja, më pastaj provoni përsëri më vonë ti njoftoni.