Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Temperatura e lartë, mike apo armike? Çka të bëni nëse fëmija juaj ka temperatur të lartë?

Temperatura e lartë te femijët, kur duhet të ndërhyjmë? Dhe si?

Në praktikën time të gjatë dhe të ngjeshur, pashë se një nga problemet më të rëndësishme të nënave është menaxhimi i etheve. Unë shpresoj se ky artikull mund ta ndriçoj sadopak këtë subjekt..

 

Çfarë jane ethet?

Trupi jonë prodhon nxehtësi normale dhe ka një temperaturë pothuajse konstante.Temperatura normale e trupi është rreth 36.5-37.5°C në varësi se ku e masim atë. Zakonisht brenda veshit ose në rajonin e zorrës së trashë treguesi i temperaturës është më i lartë, ndërsa në sipërfaqe të lëkurë ajo është më e ulët. Temperatura më e lartë se këto vlera quhet - ethe.

 

Pse rritet temperatura e trupit?

Për të kuptuar natyrën e etheve dhe te dijme se çfarë të bëjmë në veçanti kur fëmijët jane me ethe, ne duhet të shohim pak se si punon sistemi i tyre imunitar kundër baktereve, kërpudhave, viruseve, prion, ndonjë patogjen tjetër te njohur apo te panjohur në natyrë.

 

Ne zakonisht ndeshemi me dy lloje të patogjenëve:

lloji i pare jetojnë brenda trupit tone dhe janë quajtur flora normale e mikroorganizmave.

lloji i dytë janë ata që kemi marrë nga jashtë dhe të cilat nuk jetojnë në paqe me trupin tonë.

 

Flora normale e mikroorganizmave është një pjesë shumë e rëndësishme e imunitetit tonë. Ajo nuk i lejojn bakteret e tjera, parazitët ose të ngjashme për të pushtuar trupin e njeriut. Ata mikroorganizma janë në një ekuilibër me sistemit tone imunitar dhe në kushte normale ata nuk shkaktojnë sëmundje përveç rasteve kur imuniteti jone bëhet shumë i ulët.

Përgjigja ndaj këtyre baktereve është më e lehtë dhe disi e kufizuar për shkak se ato jane te njohura per trupin dhe sistemin imunitar tonin. Kur ekuilibri është vendosur,gjendja e alarmit ne sistemit imunitar përfundon.

Për grupin e dytë të patogjeneve procesi është pak më kompleks.Ai merr me shume kohe që sistemi ynë imunitar ta njohe, të analizojë dhe të reagojnë ndaj patogjenëve të panjohur.

Përgjigja e pare zakonisht është një dhimbje = inflamacion = rritja e qelizave imunitare dhe qarkullimit në portën e hyrjes .Portë hyrëse mund të jenë: tonsillet (bajamet), hundët, stomaku, veshët, sistemit urinar, etj.

Të marrim shembull tonsillet (bajamet), përgjigja e parë është ndjenja e djegies dhe dhembjes së fytit = inflamacion, fëmijët do të thonë se është duke i`u djegur fyti. Kjo ndikon ne rritjen eqelizave imunitare në bajame.Kjo rritje e qelizave imunitare në bajame menjëherë e vlerëson patogjenin,dhe nëse është e nevojshme të krijohet një përgjigjje e përgjithëshme në organizëm,sistemi imunitar ngritë temperaturën e trupit mbi vlerat normale.

 

Çka ndodhë kur temperatura e trupit ngritet?

Për shumicën e patogjenëve që mund të shkaktojnë sëmundje ambienti më i përshtatshëm per të jetuar është temperatura 35.5°C,36°C.Në ambient 38 °,39 ° këta patogjenë bëhen inaktiv dhe gjithashtu edhe funksionet e tyra patologjike.

Në temperatur të lartë sistemi imunitar bëhet i “çmendur”,ai bëhet shumë aktiv.Ju lutem shikojeni këtë video.Këta janë ushtarët tanë.

 

Një ditë në jetën e leukociteve

Rritja e temperaturës trupore gjithashtu rritë qarkullimin e gjakut që do të thotë,më shumë faktorë mbrojtës dhe ushqim – energji në zonat e luftës.

Në këtë gjendje alarmante ,që krijohet nga sinjalet që japin leukocitet nga zonat e luftës,temperatura e lartë fillon hapat tjerë të mbrojtjes,të cilat janë të nevojshme për ndezjen e sistemit imunitar.

Në fund patogjeni mposhtet dhe tani identiteti dhe taktikat e tij janë të njohura për sistemin tonë imun.Duke filluar nga kjo pikë sistemi imun vazhdimisht sekreton antitrupa (Imunoglobulinën IgG) kundër patogjenit të njohur.Janë gjithashtu një klasë e qelizave vrasëse të cilat kanë paraardhësit e tyre që kanë luftuar me patogjenin specifik dhe kurdo që ky patogjen viziton trupin tonë,ai mposhtet menjëherë para se ai të arrijë të shkaktojë sëmundje.(Ne zakonisht e kalojmë këtë situatë si temperatur një ditore).

Për të pasur imunitet të plotë kundër këtij patogjeni,janë të nevojshëm të gjithë këta hapa dhe ethja është hapi i parë për shumë hapa të tjerë.Përndyshe imuniteti ndaj patogjenit specifik nuk do të krijohet dhe si rezultat sistemi imunitar nuk do të zhvillohet.Fëmija do të ketë cikël të njëjtë të sëmundjes së njëjtë vazhdimisht si p.sh.: infeksion të tonsilleve (bajameve) që përsëritet çdo dy,tri javë ndërkohë që çdoherë përdoren antibiotikë dhe supresor strikt të temperaturës me ibuprofen/paracetamol.

 

Cilat mund të jenë pasojat e etheve?

Komplikacioni më i frikshëm i etheve janë konvulsionet - lëvizje të pavullnetshme të muskujve dhe humbja e vetëdijës së fëmijës.Ky lloj i konvulsioneve nuk lë deficite (mungesë) neurologjike,por fëmija duhet të dërgohet në Shërbimin Emergjent për komplikacione tjera të rralla.

Për fëmijët të cilët asnjëhere më parë nuk kanë patur konvulsione,mundësia e paraqitjes së konvulsioneve febrile në temperatur mbi 39°C është 3%.Kjo do të thotë që prej 100 fëmijëve që kanë temperatur 39°C ,vetëm 3 prej tyre do të kenë konvulsione gjate tërë jetës.Në mjekësi ky është probalitet i ulët dhe gjithashtu i parandalueshëm.

Komplikacione tjera mund të jenë: dehidrimi (humja e lëngjeve),irritabiliteti,humbja e oreksit etj.

 

Çka të bëjmë dhe kur?

Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është ta pranojmë ethen si pjesë të imunitetit tonë.Çdo nënë duhet ta ketë këtë ide korrekte.

Për fëmijën i cili asnjëherë nuk ka patur konvulsione,mund të presim deri temperatura të arrijë ne 39°C.

Dhe mbi 39°C paracetamol,ibuprofen ??? Jo,ju lutem jooo.

Së pari zhvisheni fëmijën nga rrobat duke përfshirë edhe pelenën

Mbajeni fëmijën në një ambient te ftohët

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për 10 minuta,mos bëni panik.Bëjani një dush fëmijës.UJI DUHET TË JETËI VAKËT ,JO I NXEHTË !!!Ju mund ta pastroni tërë trupin ose vetëm krahët,këmbët përfshirë shuplakat e dorës dhe shputat per 10 minuta.

Zakonisht kjo funksionon ,por nëse temperatura vazhdon të ngritet,prapë mos bëni panik,jepeni paracetamol shurupin dhe vazhdoni ta pastroni fëmijën edhe për 10 minuta dhe më gjatë.

Prisni 4 orë,nëse edhe pas 4 orëve ende nuk ka filluar të zbres temperatura pastrojeni me ujë të vakët edhe pë10 minuta të tjerë dhe prisni 5 minuta.Nëse temperatura është ende e lartë jepeni ibuprofen shurupin

Deri sa është temperatura e lartë fëmija duhet të jetë i zhveshur

Nëse fëmija ka të dridhura (jo pas larjes) kjo do të thotë se trupi ka nevojë të menjëhershme për ngritje të temperaturës,mos jepni paracetamol/ibuprofen,mos e pastroni,prisni deri sa temperatura të arrijë në 39°C ashtu që të fillojë procedura

Nëse fëmija juaj është duke patur konvulsione:

zhvisheni nga rrobet dhe largojani pelenën

mos jepni asnjë bari nga goja

vëzhgojeni për frymëmarrje

nëse është duke vjellur kthejeni anash

keni kujdes deri sa i vëni duart në gojën e tij/saj, sepse pavetëdijshëm mund të ju kafshojë ashpër

shkoni menjëherë në Shërbbimin Emergjent.

 

Dr. Cem Bagdatli

Family Medicine Specialist

Istanbul Medical Center

/komuniteti