Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimi me lëngun amniotik të frytit

A mund të vie gjer te zvogëlimi apo rritja e sasisë së lëngut amniotik?

Çrregullimet e sasisë së lëngut amniotik mund të jenë në sensin e rritjes apo zvogëlimit të sasisë së lëngut amniotik në raport me atë që zakonisht shohim në periudhën e caktuar të shtatzanisë. Të dy llojet e devijimit nga normalja, mund të jenë kalimtare apo mund të përkeqsohen gjatë kohës.

Rritja e sasisë së lëngut amniotik, mund të jetë rezultat i problemeve të caktuara të cilat i ka foshnja – mund të ketë anomali koke, anomali të traktit tretës të ushqimit, kurrizit, gjymtyrëve apo problemeve që mund ti ketë nëna – sëmundja e sheqerit, probleme me placentën etj.

Zvogëlimi i sasisë së lëngut amniotik mund të jetë rezultat i ënjtjes së lëngut amniotik, problemeve me placentë apo problemeve të lidhura me foshnjen – kur foshnja ka anomali veshkësh, apo devijim të llojit të caktuar nga normalja në bazë trashëgimie.

Çfarë do të bëjë mjeku nëse vëren çrregullim në ultrazë?

Kur në ultrazë shihet devijimi nga normalja e lëngut amniotik, pa marrë parasysh drejtimin, mjeku do të bëjë kontrollimin e foshnjes më detalisht, do kontrollojë çfarë rrjedhje ka placenta dhe çfarë analizash duhet të bëjë shtatzëna.

Zakonisht, kontrolla bëhet për 2-3 javë, që të shihet ndryshimi i gjendjes.

Mjeku do të bisedojë me ju, se çfarë ndikimi mund të ketë në ju rritja apo zvogëlimi i sasisë së lëngut amniotik, dhe cilat janë parashikimet për foshnjen, cili është shkaktari i çrregullimit të lëngut amniotik, sa është kjo sasi dhe sa shpejt po përkeqsohet…

/komuniteti