Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 shenjat e para të shtatëzanisë

Lodhja është një ndër shenjat e para të shtatëzanisë

Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.

1. Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.

2. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.

3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.

4. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.

5. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.

(9 vite më parë)
Per tu paraqit keto shenja sa javesh duhet me i pas kur fillojn shenjat e para ?
(10 vite më parë)
Gjila nese do mendimin e nenave duhesh ta postosh pytjen tende ne pyet nenat. Uroj te jesh shtatzan e te kesh plot femij.
gjila (11 vite më parë)
P.r.sh jam 26 vjece qe 4 vjet zoti smka.fal fmi cdo her i kom pas mestracionet te tegullt.dhe ka 8 dit ka 2 muj qe me kan drishu dhe 4 ose 5 dit mjkeja mi ka dhon vitamina B,12. Ndihem shumm e lodhur syt veq ngjum edhe mbanjo ddal shpesh po deshta me dit a mumdet me kon shtatzane apo nga vitaminat e kom .tung pres pergjigje

/komuniteti