Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Cilat medikamente e afektojnë fertilitetin?

Steroidet siç është kortizoni apo prednizoni, të cilët përdoren për të trajtuar gjendjet e tilla si astma apo lupusi, mund të parandalojnë gjëndrrën e tuaj të hipofizës të prodhojë mjaft hormone gjëndërr-stimuluese (FSH) dhe hormone luteinike (LH) për të ndodh ovulimi normal, por vetëm nëse ju merrni medikamente në doza të larta.

Disa medikamente të vjetra antihipertenzive ( më të njohurat siç janë Largactil dhe Aldomet), të cilat përdoren për të kontrolluar presionin e gjakut, mund të rrisin nivelet e prolaktinës dhe poashtu mund të ndërhyjnë në ovulim.

Pothuajse çdo medikament që ka objektiv sistemin nervor qendror si qetësuesit apo medikamentet parandaluese të krizave, mund të ndikojnë në prolaktinë dhe / ose në aftësinë e gjëndrrës së hipofizës për të promovuar ovulacionin.

Megjithatë, shumica e antidepresivëve modern nuk kanë ndikim negativ në ovulim apo fertilitet.

Shumë femra përdorin medikamente tiroide, por nëse përshkruhen më pak apo më shumë, mund të afektojnë ovulimin. Si dhe përderisa ju jeni duke provuar të konceptoni, shmangni përdorimin e kremave të lëkurës të cilët përmbajnë estrogjen apo progesteron. Edhe pse nuk është e mundur që lëkura të absorbojë përmes lëkurës mjaft hormone të tilla të cilat afektojnë ovulimin, prapë se prapë më së miri është të jeni të sigurta.

Doza e njejtë e lartë e steroideve e cila afekton ovulimin e femrave, mund të reduktojnë edhe numrin e spermatozoideve tek meshkujt. Pra, mundet edhe Sapazopirina e cila përdoret për trajtimin e kolitit. Edhe beta-bllokuesit që përdoren për kontrollimin e shtypjes së gjakut mund të shkaktojnë impotencë.

Përndryshe, shumë pak dihet për efektin e medikamenteve të përshkruara për fertilitetin mashkullor./bebaime.com/