Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Konceptimi: Nga veza në embrion

Konceptimi: Nga veza në embrion

Në momentin kur një spermatozoid i vetëm penetron një vezë të pjekur, ndodh konceptimi apo fertilizimi.

Për të kuptuar më mirë procesin e jashtëzakonshëm të konceptimit, udhëtoni me ne, nga veza e vogël, duke u rritur në embrion.

 

 

 

Ovulacioni

Çdo muaj, një vezë e pjekur lëshohet nga një prej dy vezoreve të gruas - kjo quhet ovulacion.

Ovulacioni zhvillohet rreth dy javë pas ditës së parë të periudhës së fundit menstruale.

 

 

 

Kalimi në tubën fallopiane

Pasi veza lirohet nga vezorja, ajo udhëton në tubën fallopiane ku edhe mbetet deri sa spermatozoidi i vetëm e penetron atë gjatë fertilizimit.

 

 

 

 

Udhëtimi i mundimshëm i spermës

Mesatarja e shkarkimeve të derdhjes së spermës nga 40 – 150 milion, të cilat notojnë në rrjedhën e sipërme në drejtim të tubave fallopiane në misionin e tyre për të fekonduar një vezë. Spermatozoidet që notojnë shpejtë mund të arrijnë në vezë për një gjysëm ore, ndërsa të tjerët edhe për disa ditë. Spermatozoidet mund të jetojnë deri në 48-72 orë. Vetëm disa qindra mund të afrohen tek veza, për shkak të shumë barrierave natyrore dhe pengesave që ekzistojnë në traktin riprodhues të femrës.

Fekondimi: Sperma penetron vezën

Nëse qeliza sperme takon dhe penetron një vezë, ajo do të fekondojë vezën. Kur ndodh fertilizimi, ndryshimet ndodhin në sipërfaqen e vezës për të parandaluar spermat tjera nga penetrimi. Në momentin e fekondimit, përbërja gjenetike është e plotë, duke përfshirë edhe gjininë e foshnjes.

 

 

Qelizat fillojnë të ndahen

Veza e fekonduar fillon ndarjen me shpejtësi, duke u rritur në shumë qeliza. Ajo e lë tubën fallopiane dhe hyn në mitër tri apo katër ditë pas fekondimit.

Rrallëherë, veza e fekonduar nuk e lë tubën fallopiane, kjo quhet një shtatzëni e tubave ose shtatzëni ektopike dhe është e rrezikshme për nënën.

 

 

Implantimi

Pas hyrjes në mitër, veza e fekonduar hyn në rreshtin e mitrës ose endometrium. Ky proces quhet implantim. Qelizat vazhdojnë të ndahen.

 

 

 

 

Hormonet e shtatzënisë

HCG (Human Chorionic Gonadotropin) është hormoni që është i pranishëm në gjak, mbrenda një javë konceptimi. Është hormoni i cili detektohet në gjak apo në urinë gjatë testit të shtatzënisë, por zakonisht duhen tre apo katër javë që nivelet e HCG-së të jenë mjaft të larta që të detektohen nga testi shtëpiak i shtatzënisë. Sekretohet nga qelizat që zhvillohen në placentë.

 

Zhvillimi fetal

Pas implantimit, disa qeliza bëhen placentë përderisa disa të tjera bëhen embrion. Zemra fillon rrahjet gjatë javës së pestë. Truri i bebit, palca kurrizore, zemra dhe organet tjera fillojnë të formohen. Në javën e tetë të zhvillimit të bebit, tanimë të quajtur fetus, është 1.6 cm. Termi i plotë i lindjes zakonisht ndodh rreth 40 javëve.