Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si duket mukusi cervikal përmes ciklit tuaj

Ndjekja e mukusit tuaj cervikal

Nuk jeni të sigurta si duket mukusi juaj cervikal (MC) në pika të ndryshme gjatë ciklit menstrual? Këto fotografi do të ju japin një ide si duket, nëse ndiqni ciklin tuaj dhe identifikoni ditët tuaja fertile.

Ju mund të kontrolloni mukusin tuaj cervikal duke shikuar në letrën e tualetit pas përdorimit të saj apo duke futur gishtin e pastër në vaginën tuaj në drejtim të mitrës. Ka të ngjarë që, do të gjeni më shumë mukus cervikal nëse kontrolloni pas lëvizjeve të zorrëve.

Shënim: Jo të gjithë do të përjetojnë këto ndryshime të njejta. Nëse jo, mos u brengosni. Gjëja kryesore që duhet të kontrolloni është ndonjë lloj ndryshimi në mukusin tuaj cervikal në mes-cikël. Dhe nëse struktura e mukusit tuaj cervikal nuk përfundon duke ju ndihmuar të gjeni parashikimin kur ovuloni, konsideroni metodat tjera për parashikimin e ovulacionit.

Mukusi Cervikal si e bardha e vezës

Mukusi Cervikal i ashtuquajtur sikurse e bardha e vezës është më pjellori nga të gjitha llojet e MC sepse e lejon spermën të depërtojë më lehtë në qafën e mitrës. Dendësia e saj është e ngjashme me të bardhën e vezës së papërpunuar dhe mund të zgjatet për 2.5 cm gjer në 5 cm, pa u këputur në mes.

 

 

Mukusi Cervikal si ujë

Mukusi Cervikal si ujë është i dyti me rradhë si më i mirë për konceptim, pas MC si e bardha e vezës. Kjo i lejon spermës të lëvizë e papenguar në qafën e mitrës, por nuk e bën punën e spermës edhe aq të lehtë. Nëse keni MC si ujë, ju mund të ndjeni sikur keni urinuar në të mbrendshmet tuaja. MC si ujë është e pastër në ngjyrë dhe pikon apo rrjedh nga gishtat tuaj.

 

Mukusi Cervikal si krem

Mukusi cervikal si krem konsiderohet si jopjellorë sepse në masë të madhe kufizon lëvizjen e spermatozoidëve. MC si krem mund të jetë i bardhë si perlë apo si krem i verdhë. Është i trashë dhe e ndjeni sikurse ndonjë losion nëse e vendosni në mes të gishtave.

 

 

 

Mukusi Cervikal si ngjitës

Mukusi Cervikal si ngjitës është më së paku fertil. Është i trashë dhe e ndjeni si ndonjë pastë apo ndonjë ngjitës, duke e bërë të vështirë depërtimin e spermës përmes tij.