Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si mund ta bind partnerin të testohet për problem fertiliteti?

Filloni duke e pyetur se përse nuk dëshiron të kontrollohet. Ai mund të jetë i shqetësuar sepse mund të diagnostifikohet me problem gjë që e bën atë me “faj” që ju nuk po mbeteni shtatzënë.

Ai poashtu mund të ndjejë frikë se nuk mund të prodhoje mostra apo shqetësohet rreth gjykimit të huaj apo edhe rezultateve. Rikujtojini atij që problemi i fertilitetit tek meshkujt mund të trajtohet me sukses shumicës së rasteve – por ai ka nevojë të diagnostifikohet së pari.

Zakonisht, kjo do të thotë që duhet të mbledhet një mostër e spermës së tij (normalisht pyetet nëse mund të masturbojë në një kontejner) dhe pastaj kjo analizohet përmes mikroskopit.

Egziston mundësia që nëse jetoni afër ndonjë ordinance të mjekut, mund të mbledhet mostra e spermës edhe në shtëpi (mundësisht me ndihmën tuaj). Nëse jo, mjeku duhet të ketë një koleksion privat revistash të cilat mund ta ndihmojnë atë.

Nëse të gjitha këto dështojnë, egzistojnë prezervativë të veçantë për mbledhjen e spermës.

Pavarësisht të gjitha këtyre, ai ka nevojë të testohet. Rreth 40 % e problemeve të fertilitetit shkaktohen tek meshkujt dhe nuk ka kuptim që të trajtoheni ju për një problem të paqartë përderisa partneri juaj mund të jetë burimi i mundshëm për vështirësinë që keni për të konceptuar./bebaime.com/