Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ureaplasma

Çfarë është ureaplasma?

Ureaplasma është një lloj bakterie nga familja e mikoplasmës. Përqëndrimi i madh i ureaplasmës në organizëm mund të shkaktojë pezmatim të prostatës tek meshkujt dhe infeksione gjenitale tek femrat, ndërsa tek të dy gjinitë mund të shkaktojë sterilitet.

Rreth 70 përqind e personave të rritur, seksualisht aktiv janë të infektuar me ureaplasmë, megjithatë problemi mund të paraqitet nëse vie gjer te shumimi i këtij mikroorganizmi.

Si bartet?

Ureaplasma bartet më së shpeshti me kontakt seksual. Infeksionet janë më të shpeshta tek personat seksualisht active, të cilët nuk përdorin mbrojtje. Partnerët mund të bartin infeksionin pa vetëdije, sepse simptomet janë vështirë të dallueshme.

Cilat janë simptomet e ureaplasmës?

Simptomet janë vështirë të dallueshme dhe paraqitja e tyre mvaret nga fortësia e sistemit imunitar. Simptomet më të shpeshta janë sekreti i shtuar dhe urinimi i shpeshtë, ndërsa mund të lajmërohen edhe dhembjet në zonën e gjenitaleve si dhe dhembja gjatë urinimit.

Me faktin që një përqindje e caktuar e ureaplasmës gjendet në organizëm natyrshëm, atëherë nuk egziston ndonjë lloj testi rutinor që të zbulohet nëse diçka nuk është në rregull. Më së shpeshti bëhet testi kulturës me marrjen e sekretit, i ngjashëm me PAPA testin.

Si shërohet ureaplasma?

Ureaplasma është bakterie pa mur qelizor, prandaj shërimi me antibiotikë është më i vështirë. Gjatë shërimit të ureaplasmës rekomandohen antibiotikë të posaçem, siç është eritromicina.

A ka pasoja negative në shtatzëni?

Nëse nuk shërohet, ureaplasma mund të shpie tek aborti spontan, lindja e parakohshme apo infeksioni i placentës.

Poashtu, për shkak të përqëndrimit të madh të ureaplasmës, foshnja mund të ketë peshë të vogël në lindje. Për këtë, do të ishte mirë që para konceptimit, ta kontrolloni përqëndrimin e ureaplasmës në organizmin tuaj.