Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i dëmshëm të bëhet zbardhimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë?

Nuk kemi të dhëna nëse zbardhimi i dhëmbëve është i dëmshëm gjatë shtatëzanisë

Nuk kemi ndonjë evidencë që zbardhimi i dhëmbëve gjatë shtatëzanisë mund t`ju ekspozojë ndonjë rreziku për ju apo foshnjen tuaj. Pra, nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të treguar me siguri nëse është apo jo i dëmshëm.

Për këtë arsye, mjekët shëndetësor rekomandojnë që të prisni deri paslindjes për të zbardhuar dhëmbët. Ata gjithashtu këshillojnë të prisni edhe deri pas periudhës së gjidhënjes.

Peroksidi që përdoret për të zbardhuar dhëmbët shkakton proces të oksidimit i cili mund të jetë i dëmshëm për qelizat dhe indet. Nuk e dijmë nëse paraqet rrezik për ju apo për foshnjen tuaj.

Egziston edhe një proces tjetër i zbardhimit i quajtur mikroabrazion, i cili përdor elemente acidike për të evituar njollat, por të dhënat për këtë proces gjatë shtatëzanisë, gjithashtu nuk janë të njohura. Iu këshillojmë që të kontaktoni me stomatologun para përdorimit të këtyre prodhimeve.

/komuniteti