Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kur përdoret kujdestarja

Si ta gjej një kujdestare?

Kujdestaret dhe fëmijët

Nëse sapo ia keni nisur kërkimit për kujdestare, kurrë mos kini frikë, pasi ka shumë mënyra për të gjetur një person të kualifikuar që të kujdeset për fëmijën tuaj.

Strategji e mirë është të përhapësh fjalën nëpër rrjetin tënd shoqëror, t’i telefonosh agjencive profesionale për kujdestare, të kontrollosh shërbimet online që lidhin kujdestare me prindër si dhe të nxjerrësh (apo t’u përgjigjesh) reklamave në gazeta dhe forume online.

Si ta zgjedh kujdestaren?

Kjo varet nga nevojat tuaja. Nëse fëmija do të jetë vetëm me kujdestaren, fillo me dikë më të moshuar — dhe të pjekur — që ta bëjë punën. Sipas Kryqit të Kuq Amerikan, prindërit nuk duhet të zgjedhin dikë më të ri se 11 vjeç që të kujdeset për fëmijën e tyre. Ndërsa disa ekspertë janë më të kujdesshëm dhe thonë se fëmija nuk është në gjendje të kujdeset për një vogëlush deri sa të jetë 14. (Mirë para-adoleshentet janë ndihmesë e madhe për nënat, ndaj nëse rrini në shtëpi dhe ju nevojitet një dorë mund ta merrni.)

Në fund të fundit, ju jeni gjyqtari më i mirë aftësitë e një adoleshenteje. Flisni me të, shikojeni ndërsa komuikon me fëmijën dhe pastaj vendosni vetë. Mosha sigurisht që nuk është faktori i vetëm.

Nëse kujdestarja që ju pëlqen është e rritur, shqetësimi juaj kryesor është përvoja e saj e mëparshme me kujdes për fëmijët dhe sa rehat ndihemi me personalitetin e saj. Për çdo rast, pyetini kujdestaret potenciale t’ju japin referenca. Kur t’iu telefononi, bëni pyetje të hollësishme se prej sa kohësh e njohin kujdestaren, për moshën e fëmijëve për të cilët ajo është kujdesur dhe cilat kanë qenë përgjegjësitë e saj.

Nëse ju keni foshnje, siguroheni që kujdestarja është me përvojë për përkujdesjen e fëmijëve shumë të vegjël dhe ka ndjekur— ose është e gatshme të ndjekë — kurse për “infant CPR” “ringjallje kardiopulmonare e fëmijës” dhe ndihmën e parë. Dhe sigurohuni që ajo ta kuptojë se kurrë, kurrë nuk duhet ta shkundë fëmijën tuaj. Para se të largoheni, doni të jeni e sigurtë kujdestarja është dikush që i besoni se mund të përballet me çdo emergjëncë, ose që të paktën di se kujt t’i telefonojë dhe çfarë procedurash duhet të ndjekë nëse del ndonjë telash.

Gjithashtu duhet të caktoni rregulla për t’u siguruar se kujdestarja respekton shtëpinë dhe pasurinë tuaj.

Disa nga këto varen nga ju vetë: është në rregull që të shohë TV? A prisni nga ajo të lajë enët pas darkës? Sigurisht, ajo nuk duhet të pijë duhan apo të thërrasë miq, aq më pak të dashurin, pa lejen tuaj të qartë.

Çfarë pyetjesh t’i bëj kujdestares potenciale?

Pasi keni mbuluar më thelbësoret, si keni kërkuar referenca dhe keni biseduar për orarin dhe gadishmërinë, ju duhet të vlerësoni nivelin e përvojës dhe trajnimit të kujdestares për procedura të sigurisë.

Përveç CPR, pyeteni nëse i di hapat e parë që duhen marrë në rast të mbytjes së bebes ose mbytjes së vogëlushit dhe çfarë duhet bërë në rast zjarri ose tjetër emergjence.

Pastaj, shihni se si ajo komunikon me fëmijët. A i do bebet dhe vogëlushët? (Sigurisht që do të përgjigjet po, ndaj përpiquni të bëni pyetje të hapura që të merrni përgjigje më të plota. Provo pyetje të llojit "Përse të pëlqen të punosh me fëmijë?" dhe "Çfarë të pëlqen më shumë tek puna si kujdestare?")

Nëse keni fëmijë më të mëdhenj, zbuloni sa e interesuar është t’i zbavisë me lojëra dhe aktivitete të tjera. Është ajo e gatshme të luajë futboll në oborr? Nuk ju duhet dikush që i plas fëmijët para TV gjithë natën dhe flet në telefon me shoqet.

Pastaj, pyeteni nëse ka ndonjë zakon personal— si psh pi duhan apo alkool— për të cilin nuk jeni dakord. Nëse gjuha është e rëndësishme për ju, bëjani të ditur se nuk doni që ajo të flasë me fjalor të papastër para fëmijëve tuaj. Dhe sigurohuni t’i përmendni kufizime si kohë TV e kufizuar ose kërkesën që disa programe të mos shihen apo disa lloje muzike të mos dëgjohen kur fëmija nuk është duke fjetur.

Mos harroni, nuk ka asnjë pyetje të papërshtatshme kur është fjala për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës tuaj.

Sa duhet të paguaj?

Pagesa për kujdestari, kryesisht me orë, varet nga shumë faktorë — që nga lagjja ku jetoni e deri tek ajo sa fëmijë keni, a duhet të gatuajë apo jo.

Pyetni fqinjët dhe prindër të tjerë se sa paguajnë për të krijuar një ide më të mirë të tregut. Kujdestarja mund të caktojë dhe pagën e saj ose referencat e saj mund t’ju ndihmojnë të caktoni se sa do ofroni.

Si ta përgatis kujdestaren për punën e saj?

Herën e parë që një kujdestare punon për ju, kërkojini të vijë gjysëm ore para se ju të dilni nga shtëpia. Ko do t’i japë asaj kohë që të mësojë më shumë për ju, për shtëpinë dhe sigurisht, për fëmijën tuaj.

Ndoshta mund ta paguani kujdestaren që të vijë disa herë në shtëpi dhe të luajë me fëmijën edhe pse ju jeni në shtëpi.

Këtë kohë përdoreni për t’u përkujdesur për punë të shtëpisë, duke e ditur se nëse ka ndonjë telash, je vetëm një dhomë më larg. Jepi asaj sa më shumë informacion që mundesh, që nga numrat e telefonit për emergjencë deri tek çfarë nuk i lejohet të prekë në frigorifer. Tregojini si punon kyçi i derës (nuk doni që askush të mbesë jashtë!) dhe sigurohni që ajo di ku gjendet gjithçka. Në veçanti, bashkë me të ndërroni pelenën dhe tregojini se ku i mbani të gjitha furnizimet me sende për foshnjen. Bëjani të ditur orarin që doni të mbajë dhe shpjegojani rutinën e gjumit, larjes dhe procedurën e ushqimit. Nëse ajo do të përgatisë apo ngrohë ushqim, tregojani kuzhinën.

Nëse ajo do ta ushqejë foshnjen me qumësht gjiri të nxjerrë me pompë ose formulë, siguroheni që ka dijeni të mira në teknikat e duhura. Tregojini para kohe se çfarë mundet foshnja juaj të bëjë dhe çfarë jo, dhe çfarë nuk mund të bëjnë fëmijët më të rritur.

Mos harroni t’ia lini numrin e celularit dhe adresën dhe numrin e telefonit të vendit ku gjendeni (sidomos me rëndësi nëse shkoni diku ku duhet të shkyçni celularin ose mund të mos e dëgjoni).

Nëse do shkoni diku më larg, sigurohuni që kujdestarja e di si të kontaktojë me fqinjët ose anëtarë të familjes që jetojnë pranë nëse ka nevojë për ndihmë. Madje mund t’i njoftoni fqinjët se po dilni dhe se keni një kujdestare të re, që ata ta ndihmojnë nëse ndodh diçka— si dhe të hapin sytë për shenja rreziku.

Si të vendos marrëdhënie të mira me kujdestaren time?

Mos harroni që kujdestaren ta trajtoni me respekt— kjo mund të jetë puna e parë e saj dhe dëshiron të konsiderohet si e rritur e zonja. Mos i kërkoni të bëjë gjëra jashtë asaj që keni diskutuar në fillim.

Nuk është puna e saj të lajë rroba apo të pastrojë kuzhinën — pastaj, këto puna ia largojnë vëmendjen nga detyra e saj kryesore që është ta mbajë fëmijën tuaj të sigurt dhe të lumtur. Nga ana tjetër, keni arsye të prisni prej saj të rregullojë rrëmujat që bëhen në mungesën tuaj.

Tregojini me hollësi se çfarë keni vënë re që ajo e bën shumë mirë. Kjo do t’ia rrisë vetëbesimin dhe do përforcojë udhëzimet tuaja. Ajo do ta kuptojë më mirë se si prisni nga ajo të sillet me fëmijën tuaj.

Çelësi është ta bëni kujdestaren të ndjehet e nevojshme, e vlerësuar dhe e mirëseardhur në shtëpinë tuaj. Fakti që ia keni besuar foshnjen ose fëmijën tuaj ia thotë këtë, mirëpo është me rëndësi të mos e merrni marrëdhënien tuaj si të mirëqenë.

Sigurohuni që ajo ta dijë sa shumë e vlerësoni punën e saj të madhe — nëse është kujdestarja e parapëlqyer e fëmijës tuaj, mund t’ia thoni!

Çdo marrëdhënie punëdhënës-punonjës është rrugë dy-drejtimëshe dhe nëse kujdestarja juaj ndjehet e respektuar, ajo do të përgjigjet duke ju trajtuar ju dhe fëmijën tuaj me të njëjtin respekt.