Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Higjena e gojës tek fëmijët

Ekspertet këshillojnë që higjena e gojës fillon që me shfaqjen e dhëmbit të parë

Shfaqja e dhëmbëve të parë tek fëmijët bëhet shkak që prindërit e tyre të fillojnë të pyesin se si duhet të veprojnë që t’u garantojnë fëmijëve të tyre një higjenë korrekte të gojës, për të kufizuar rrezikun që në të ardhmen fëmija të mos ketë probleme me dhëmbët. Ekspertet këshillojnë që higjena e gojës fillon që me shfaqjen e dhëmbit të parë.

Si fillim do të mjaftojë përdorimi i një garze pambuku të njomur/lagur me ujë duke e kaluar atë mbi dhëmbin (apo dhëmbët), mbi mishrat e dhëmbëve dhe gjuhën. Madje higjena e gojës është e rëndësishme që në lindje, pasi pas gjidhënies është e mundur që në gojën e fëmijët të mbesin "papastërti" të cilat depozitohen mbi dhëmbë duke mbetur aty për një kohë relativisht të gjatë (gjatë natës). Kjo mund të shkaktojë atë që quhet "karie nga biberoni", e cila prek dhëmbët e përparme të sipërm dhe të poshtëm. Për të shmangur rrezikun e karies në një moshe të tillë është i nevojshme pastrimi i gojës së fëmijët me anë të një garze të njomë. Me daljen e dhëmbëve të parë duhet të bëhemi me të kujdesshem ndaj higjenës.

Shumë nëna gabimisht mendojnë se përkujdesja e dhëmbëve të qumështit të cilët janë të destinuar të ndërrohen, nuk është shumë e rëndësishme. Në të vërtetë një përkujdesje e duhur e dhëmbëve të qumështit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin korrekt të hapsirave dentare dhe të dhëmbëve permanente/të përhershëm, duke gjetur kështu hapsirën e nevojshme.

Pra fjala kyç është “higjena”

Përdorimi i garzave të njoma/lagura për të pastruar gojën dhe dhëmbët, është e mjaftueshme zakonisht deri në 12-të muaj. Që nga kjo moshë mund të fillohet të përdoret furçe me qime të buta e njomur/lagur me ujë. Megjithatë me shfaqjen e dhëmbëve të parë, është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit.

Disa rregulla praktike te thjeshta:

- Fëmija nuk duhet lënë ta zerë gjumi duke pirë biberonin e tij me lëngje të sheqerosura si lëng frutash apo edhe qumësht, të cilat fementohen.
- Të eleminohet përdorimi i biberonit pas 14-të muaj.
- Të mos përdoren “rrensa” të lyer me sheqer apo mjaltë,
- Të mbahet nën kontroll sasia e sheqernave tek ushqimi i tyre. Preferohet që fëmija të hajë ëmbëlsira gjatë vakteve kryesore, kur fluksi i pështymës është më i madh, duke i evituar ato në intervalet ku lehtësisht formohen acidet të cilat favorizojnë karien.

Pas çdo vakti apo gjidhënie, veçanërisht në darkë, është mirë të lahen dhëmbët me një furçë të përshtatshme që përveç përmasave të duhura, të jetë dhe me ngjyra dhe argëtuese për fëmijën, në mënyrë që ky i fundit ta përdorë atë me dëshirë. Në shitje gjenden furça të pështatshme për çdo moshë. Pasta e dhëmbëve do të fillohet të përdoret vetëm atëherë kur fëmija ka mësuar të mos e gëlltisë. Në fakt edhe pse marka të njohura u bëjnë reklamë produkteve të tyre duke pohuar që nuk përmbajne substanca të dëmshme, mund të ndodhë që nëse fëmija gëlltit një sasi të vogël pastës së dhëmbëve, rreziku të jetë për shëndetin e fëmijës. Të mos harrojmë që nga substancat përbërëse të pastës së dhëmbëve, e cila është dhe substanca më e rëndësishme për dhëmbët është fluori, substance kjo që mund të rezultoje si e dëmshme për organizmin.

Është e rëndësishme të mos sforcohet fëmija për të larë dhëmbët, por ky moment të shëndrrohet në një moment të këndshëm duke pasur parasysh që fëmijëve u pëlqen shumë të luajnë me ujin, duke ia bërë të dashur larjen e dhëmbëve e më pas një zakon të përditshëm. Për këtë arsye është e nevojshme që fëmija të miqësohet dalëngadalë me furçën e dhëmbëe, duke i treguar në fillim se si lahen dhëmbët e duke i sqaruar se së shpejti dhe ai mund t’i lajë ato vetë, siç i lajnë dhe mami me babin.

Fëmija do të bëhet kurioz dhe do të fillojë të krijojë konfidenca me furçën e dhëmbëve.

Ështëe shumë e rëndesishme që dhe fëmijet më përtacë të edukohen gradualisht me larjen e dhëmbëve çdo herë që hanë apo pijnë ushqime të sheqerosura. Kontakti i përzgjatur i dhëmbëve apo mishrave të tyre me lëndë që përmbajnë sheqer si; qumeshti apo lëngjet e frutave, mund të shkaktojë karien. Për ketë arsye veçanërisht në mbrëmje fëmijës nuk i duhen dhënë ushqime të sheqerosura pasi sheqeri, falë sasisë së vogël të sekreciaoneve të gojës (pështymës), depozitohet në dhëmbë duke ndenjur aty për shumë orë. Kjo rrit mundësinë për e karies, që në fillim sulmon dhëmbët e sipërm e me pas ato të poshtëm. Ndaj dhe në mënyrë absolute duhet evituar që fëmijën ta zerë gjumi me biberon me qumësht apo lëngje frutash. Nëse është e pamundur që ta zërë gjumi pa thithur diçka atëherë mund t’i mbushni biberonin me ujë ose t’i jepni atij “rrensin”.

Nëse fëmija është akoma i vogël dhe ushqehet vetëm me qumështin e nënës atëherë goja e tij duhet pastruar me garzë të njomur me ujë. Duhet pasur parasysh që prindërit herë pas here, të kontrollojnë dhëmbët e fëmijëve për të parë nëse janë të shëndetshëm apo jo.

 

Përshtatur nga mjeke Stomatologe,

Renata Pulja

Dhjetor 2013