Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjendja shëndetësore me të cilën mund të ballafaqohet fëmija i juaj i lindur parakohe

Cilat janë komplikimet më të zakonshme tek foshnjet e parakohshme

Foshnjet e parakohshme kanë një numër komplikimesh

Ka një numër të caktuar të komplikimeve të cilat ndodhin më shpesh tek foshnjet e parakohshme se sa tek ato të lindura me kohë. Foshnjat e parakohshnme më të vona kanë më pak probleme apo probleme të lehta. Foshnjat e lindura diku para 32 deri 34 javë të shtatëzanisë mund të kenë një numër komplikimesh nga të lehta gjer te ato më të rëndat.

Sindromi i frymëmarrjes së rënduar (R.D.S.- Respiratory Distress Syndrome)

Rreth 23.000 foshnjë në vit (shumica e të cilave të lindura para javës së 34 të shtatëzanisë) vuajnë nga ky problem i frymëmarrjes. Foshnjat me R.D.S. vuajnë nga mungesa e proteinave të quajtur surfaktant i cili i ruan qeset e vogla me ajër në mushkëri nga kollapsi.

Tretmani me surfaktant ndihmon që foshnjat e prekura nga R.D.S. të marrin frymë më lehtë. Që nga fillimi i tretmanit me surfactant në vitin 1990, rastet e vdekjes me R.D.S. u përgjysmuan.

Mjeku mund të dyshojë që foshnja juaj vuan nga R.D.S. nësë ajo ka frymëmarrjen e rënduar. Inçizimet rentgen të mushkërive dhe testet e gjakut zakonisht e vërtetojnë këtë diagnozë. Së bashku me tretmanin me surfaktant foshnja me R.D.S.do të mund të ketë nevojë dhe për oksigjen shtesë dhe asistim mekanik të frymëmarrjes për ti mbajtur mushkëritë e tyre të zgjeruara.

Ato mund të marrin tretmanin e quajtur “Presion i Vazhdueshëm Pozitiv Ndaj Frymëmarrjes“ (Continuous Positive Airway Pressure - CPAP), e cila furnizon mushkëritë me ajër të spastruar. Ajri mund të dërgohet në mushkëri nëpërmjet tubave të vogla të vëna në hundët e foshnjës apo nëpërmjet një tube të vogël të vënë në fytin e saj.

CPAP e ndihmon foshnjën që të merr frymë, por nuk mund të merr frymë në vend të saj. Foshnjat më të sëmura mund të kenë nevojë të përkohshme për ndihmën e respiratorit që të ju kryej funksionin e frymëmarrjes në vend të tyre, deri sa të ju rriten mushkëritë.

Apnea

Foshnjat e parakohshme ndonjëherë e ndalin frymëmarrjen për 20 apo më tepër sekonda. Kjo ndërprerje e frymëmarrjes quhet Apnea, dhe mund të shoqërohet dhe me rrahje të ngadalsuara të zemrës.

Foshnjet e parakohshme janë të monituara në mënyrë konstante nga Apnea. Në qoftë se foshnja e ndalon frymëmarrjen, atëherë motra medicinale do ta stimulojë foshnjën që të marrë frymë duke e rrahur lehtë me pëllëmbë të dorës apo duke ja fërkuar shputat e këmbës.

Gjakderdhja intraventrikulare (Intraventricular hemorrhage - IVH)

Gjakderdhja në tru shfaqet tek disa foshnjë të parakohshme, me rrezikun më të madh tek ato të lindura para javës së 32–të. Gjakderdhjet zakonisht shfaqen në 3 ditët e para të jetës dhe mund të diagnostikohen me kontrollin me ultrazë.

Shumica e gjakderdhjeve janë të lehta dhe shërohen me pak apo aspak fare probleme që zgjasin. Gjakderdjet më të rënda mund të shkaktojnë zgjerimin e shpejtë të ventriklave gjë që mund të çojë deri tek lëndimi i trurit dhe të shkaktojë paralizë cerebrale dhe probleme në të mësuar dhe në sjellje.

Në këso raste mjekët mund ta vënë një tubë në tru për ta thithur jashtë fluidin e rrezikshëm për ta zvogëluar rrezikun nga dëmtimi i trurit. Në rastet e lehta dhe medikamentet mund të parandalojnë grumbullimin e fluidit.

Patent ductus arteriosis (PDA)

PDA është problem i zakonshëm tek foshnjat e parakohshme. Para lindjes arteria e madhe e quajtur ductus arteriosus len gjakun që të anashkalojë mushkëritë sepse fetusi e merr oksigjenin nga placenta.

Ductusi normalisht mbyllet shpejt mbas lindjes që gjaku të mund të shkojë në mushkëri dhe të merr oksigjen. Kur ductusi nuk është i mbyllur si duhet kjo mund të çojë deri tek ndalja e zemrës.

PDA mund të dignostikohet me një formë speciale të ultrazërit (me ekokardiografi) apo me teste tjera me anë të rrezeve dhe monitorimit. Foshnjat janë të trajtuara me medikament i cili ndihmon në mbylljen e ductusit, edhe pse operimi mund të jetë i nevojshëm në rast se medikamentet nuk japin rezultat.

Necrotizing enterocolitis (NEC)

Disa foshnje e zhvillojnë këtë problem potecialisht të rrezikshëm të zorrëve, zakonisht 2 deri 3 javë pas lindjes. Kjo mund të çojë deri tek problemet në të ushqyer, enjtjen e barkut, dhe komplikime tjera.

NEC mund të diagnostikohet me test me anë të rrezeve siç janë, rrezet X, dhe testet e gjakut. Foshnjat e ndikuara janë të trajtuara me antibiotikë dhe të ushqyera me ushqim intravenoz, gjersa stomaku të shërohet.

Në disa raste operimi është i nevojshëm për të mënjanuar pjesët e dëmtuara të zorrëve.

Retinopatia e parakohshme (Retinopathy of prematurity - ROP)

ROP është rritja abnormale e kapilarëve të gjakut në sy, gjë që mund të çojë deri tek humbja e të pamurit. Zakonisht shfaqet tek foshnjat e lindura para 32 javë të shtatëzanisë. ROP diagnostikohet gjatë kontrollit të bërë nga oftalmologu (mjeku i syve).

Shumica e rasteve janë të lehta dhe shërohen më pak apo aspak humbjen e të pamurit. Në rastet më të rënda, oftalmologu mund trajtojë kapilarët e sëmurë me laser apo me cryotherapy (ngrirjen) për të mbrojtur retinën dhe ruajtur shikimin.

Verdhëza

Foshnjat e parakohshme ka më shumë gjasa që të zhvillojnë verdhëzën se sa foshnjat e lindura me kohë, sepse mëlçitë e tyre janë ende shumë të vogla për ta hequr mbeturinën e quajtur biliurbin nga gjaku.

Si shtesë, foshnjat e parakohshme mund të jenë më të ndjeshme në efektet e dëmshme të sëmundjes me bilirubin. Foshnjat me verdhëz kanë ngjyrë të verdhë të lëkurës dhe të syve. Verdhëza zakonisht është e lehtë dhe nuk është e dëmshme. Sidoqoftë niveli i bilirubinit, mund të shkaktojë dëmtim të trurit.

Kjo mund të shmanget në përgjithësi, pasi që testet e gjakut tregojnë kur niveli i bilirubinit është tejet i lartë, dhe foshnja mund të trajohet me drita speciale (fototerapi) e cila ndihmon trupin e foshnjes që të eliminojë bilirubin. Herë pas here foshnjës do ti duhet transfuzioni i gjakut.

Anemia

Foshnjat e parakohshme shpesh janë anemike, që do të thotë se nuk kanë shumë rruza të kuqe të gjakut. Zakonisht, foshnja ruan hekurin në muajt e mëvonshëm të shtatëzanisë dhe e përdorë vonë gjatë shtatëzanisë dhe pas lindjes për të prodhuar rruza të kuqe të gjakut. Foshnjat e lindura shumë shpejtë nuk kanë pasur kohë që ta ruajnë hekurin.

Foshnjet me anemi kanë prirje që të zhvillojnë probleme me të ushqyer dhe rriten me ngadalë. Anemia poashtu mund të përkeqsojë çdo problem të zemrës apo të frymëmarjes. Foshnjet anemike mund të trajtohen me shtesa dietale të hekurit, me ilaçe që rrisin prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut apo në rastet më të rënda, me transfuzion të gjakut.

Sëmundja kronike e mushkërive ( bronchopulmonary dysplasia ose BPD)

Sëmundja kronike e mushkërive më së shumti ndikon tek foshnjat e parakohshme të cilët kërkojnë trajtim të vazhdueshëm me oksigjen shtesë. Rreziku nga BPD është i rritur tek foshnjët të cilat ende kanë për oksigjen kur ti kenë mbushur 36 javë pas frytëzimit (javët e shtatëzanisë plus javët pas lindjes duke arritur gjer në 36 javë e më tepër).

Këto foshnja zhvillojnë fluide në mushkëri, dregëza, dhe dëmtim të mushkërive, gjë që mund të shihet dhe me rreze X. Foshnjat e sëmura janë të trajtuara me ilaçe që e bëjnë frymëmarrjen më të lehtë. Mushkëritë e tyre shërohen gjatë 2 viteve të para të jetës. Sidoqoftë shumë fëmijë zhvillojnë sëmundje kronike të mushkërive e cila ngjason me astmën.

Infeksionet

Foshnjat e parakohshme kanë sistem imunitar të pazhvilluar i cili është i pasuksesshëm në kuftimin e bakterieve, virusëve, dhe organizmave të tjerë.

Infeksionet e zakonshme të cilat i hasim tek foshnjet e parakohshme përfshijnë pneumoninë (infeksion i mushkërive), sepsis (infeksion i gjakut), dhe meningjit (infeksioni i membraneve të cilat rrethojnë trurin dhe boshtin kurizor). Foshnjat mund ti marrin këto infeksione nga nëna gjatë lindjes, ose të infektohen pas lindjes. Infeksionet janë të trajtuara me antibiotikë, apo ilaçe antivirale.