Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndjehem fajtore që kam lindur para kohe. Çfarë duhet të bëj?

Është normale për nënat e reja që të ndihen fajtore per lindjen e parakohshme

Për fat të keq është normale për nënat e reja që të ndihen fajtore kur fëmija i tyre është lindur para kohe.

Ndjej në mënyrë konstante gjëra si “Nuk është dashur të haja më shumë këtë apo atë ushqim“ apo

“Ndoshta kem ushtruar shumë tëpër apo shumë pak“ thotë Shoshana Bennett psikolog klinik e cila ka punuar me qindra nëna të cilat kanë pasur foshnjë të parakohshme, dhe e cila ka shkruar 2 libra për depresionin e mëvonshëm.

“Parashikoj se rreth 85% deri 90% të nënave me foshmja të parakohshme të cilave ju kam ndihmuar kanë pasur probleme me fajsimin e vetës“, thotë Bennett.

“Edhe në qoftë se në mënyrë racionale e dinë se nuk është fajtore për lindjen e parakohshme të foshnjës se saj, emocionalisht është një tregim krejt tjetër. Ajo ndihet përgjegjëse thjesht sepse është nënë.“

E vërteta, sidoqoftë, është se një numër faktorësh jashtë kontrollës tuaj kanë mund të jenë fajtor për lindjen e parakohshme të foshnjës tuaj siç është infeksioni, sëmundjet kronike, ndonjë problem me placentën tuaj, apo deformimi struktural i mitrës apo cervikut (qafa e mitrës - anat.)

Në fakt shkaktari zakonisht mbetet i panjohur. “Të shumtën e kohës nuk e dimë se pse me të vërtetë lindin foshnjet parakohe,“ - thotë Elisabeth Schleuning, një obstretere – gjinekologe OB/GYN Partners for Health, në Oakland, Kaliforni.

Në vend që të mendoni pandërprerë për shkaktarët e mundshëm se pse foshnja juaj lindi parakohe, thotë Bennett, fokusohuni në heqjen ndjenjën së fajësisë.

“Ndjenja e fajësisë, ju privon nga energjia e juaj.” thotë ajo “Dhe si nënë juve ju duhet energjia! Nëse ndiheni fajtore, atëherë kërkoni ndihmë menjëherë. Mos prisni. Stresi mund të grumbulohet, dhe sa më shumë që zgjatë kjo lojë e fajësisë, më të vështirë do ta keni të liroheni prej saj.”

Poashtu të pajtuarit me fajin mund të ndikojë në marrëdhëniet tjera të juaja me fëmijët me të rritur, me shokun tuaj, si dhe me anëtarët tjerë të familjes dhe shokët dhe miqtë tuaj.

Që të zgjidhni ndjenjat e fajësimit të vetes, Bennett rekomandon që të merrni ndihmë nga mjeku profesional.

Në qoftë se foshnja juaj gjendet në inkubator, mund të merrni ndihmë nga infermieret medicinale e cila përkujdeset rreth inkubatorëve. Është e preferushme që ta caktoni terminin e vizitës para apo pasi që keni bërë vizitën. (Mësoni më shumë për të këshilluarit dhe për ndjenjat që mund ti keni gjersa foshnja e juaj gjendet në inkubator.)

Në qoftë se doni apo keni nevojë për këshillime shtesë, atëherë mund të merrni terapist të cilët mund flasin me ju nëpërmjet telefonit nëse nuk keni kohe dhe forca për ta vizituar vetë personin. Bennett sugjeron që nënat e foshnjave të parakohshme ti shkruajnë vetë ndjenjat pozitive dhe ti thuani me zë të lartë.

Për shembull:

- Jam një nënë e shkëlqyer. Jam duke bërë ç’është më e mira për mirëqenien e foshnjës time.

- Jam nënë e mirë. Foshnja ime po lulëzon.

“Thuajini për çdo ditë dhe besojini “thotë Bennett “futni forcë dhe energji duke i thënë këto gjëra. Kjo është një proces.“

Dhe në fund, për të gjitha nënat por posaçërisht për nënat e parakohshme është kruciale që të kini së paku nga disa orë të pandërprerë të gjumit, pushime gjatë javës për ti rikthyer forcat, ushqim të shëndetshëm për të ju mundësuar kthimin tuaj të plot fizik dhe emocional, dhe përkrahje emocionale nga ata që ju rrethojnë.

“Është dhuratë ndaj foshnjës suaj kur kujdeseni për veten tuaj, “thotë Bennett. “Mbani në mend se dhurata më e mirë për ndonjë foshnjë e parakohshme apo jo është një nënë e lumtur dhe shëndetshme.“