Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 ushtrimet përmes lojës që i adhurojnë fëmijët

5 ushtrimet përmes lojës që i adhurojnë fëmijët

Një nga mënyrat më të mira për ti bërë fëmijët të ushtrojnë, është duke i mbajtur aktivë pa u ndjerë sikur po bëjnë ushtrime. Që nga video lojërat gjer te kompjuterët, fëmijët e ditëve të sotme bëjnë një jetë duke qëndruar më shumë ndjenjur, prandaj është e rëndësishme që ti aktivizoni më shumë me lëvizje. Që nga lojërat argëtuese gjer tek truket e trampolinës, madje edhe joga… ndiqni këto 5 udhëzime ushtrimesh të cilat i adhurojnë fëmijët.

Edhe pse këto ushtrime në fakt rrisin forcën e muskujve, djegin kaloritë dhe bëjnë që t`ju rrah zemra, trajnerja e sportit dhe ushtruesja e aftësive mendore Carrie Cheadle, thotë që nuk duhet ti quajmë ato ushtrime. “Kur fëmijët luajnë lojëra, ata as që e kuptojnë nëse janë djersitur, ata vetëm argëtohen. Disa fëmijë frikësohen kur ju i quani ato ushtrime”, thotë ajo. “Nëse dëshironi ti mbani fëmijët më aktive, gjeni mënyrat se si të luani.”

Hapi i parë: Ushtrime të superheroit

"Kur punoj me fëmijët, unë i praktikoj ushtrimet trupore dhe i stimuloj ata që të fitojnë energji duke ushtruar ushtrime të cilat i ngazëllejnë ata,“ thotë trajneri Pol D. “Djaloshi 6 vjeçar, i klientit tim i do superheronjtë, prandaj unë e stimuloj atë që të ushtrojë lëvizjet e superheroit të tij. Tani ai i lumtur bën sikurse Superman, Wolverine apo edhe Batman.

"Ushtrimet nuk kanë pse të jenë magjike, por mënyra e qasjes, po. Ju do të befasoheni se çfarë ushtrimesh do të bëjnë, kur të jenë qepur pas asaj që ata duan.

Hapi i dytë: Kërceni Hooop

Hula Hooopet janë një mënyrë e shkëlqyer për ti forcuar fëmijët, përderisa u përmirësohet edhe koordinimi dhe ritmi. “Provoni ushtrimet hoooop me fëmijët tuaj pas orarit të mësimit ”, thotë Andrea M, autore e “Naked Fitness”. “Ajo është koha kur energjia për këdo është e ulët, në raport me ritmin kirkadian të hormoneve. Është argëtuese dhe e lehtë për çdo moshë”, thotë ajo, duke rekomanduar këtë ushtrim edhe për fëmijët më të vegjël.

Hapi i tretë: Krijoni lojëra olimpike

"Një ushtrim që e duam familjarisht ta bëjmë janë lojërat olimpike”, thotë Dr. Kristina S. “Rregulla: ju duhet të kaloni nëpërmes të gjitha pajisjeve të lodrave, dhe ai i cili arrin i pari, është fituesi. Kryerja e këtij ushtrimi për gysëm ore, djeg 200 – 300 kalori!”

Hapi i katërt: Kërceni në trampolinë

Studimet thonë që kërcimi në trampolinë për dhjetë minuta mund të balansojë benefitet e shëndetshme të vrapimit për ½ orë! “Kërcimi është çelësi për zhvillimin mental dhe fizik të fëmijës dhe ndihmon të përshpejtojë progresin e aftësive motorike, baraspeshimin dhe kordinimin”, thotë Bet V. nga Trampolina Springfree.

Hapi i pestë: Provoni Joga për fëmijë

Joga nuk është e mirë vetëm për të rritur, por poashtu edhe për fëmijët. Ajo forcon muskujt, përmirëson forcën, dhe rrit baraspeshën, gatishmërinë dhe kordinimin. Ana W. instruktore e jogës e cila drejton një program të fëmijëve, thotë që pozat më të popullarizuara për fëmijë janë Simhasana apo Poza e Luanit.

Në orët e jogës, fëmijët vendosin duart në kofshët e tyre. Duke qëndruar të drejtuar, thithin ajrin thellë, dhe pastaj me një ngjitje nga gjuha e nxjerrim jashtë duke ulëritur si luanët.

“Fëmijët e duan këtë pozë sepse e bëjnë duke lozur, duke ulëritur si luan. Është me të vërtetë shumë e dobishme për shtrirjen e këmbëve dhe përforcimin e diafragmës, e cila ndihmon frymëmarrjen. Poashtu liron tensionin në pjesën e sipërme të trupit, pjesërisht edhe muskujt e fytyrës.”

Për më shumë argëtim me joga, pushoni me lojën Twister. "Twister është yoga në maskim," thotë pronari i palestrës Grant Hill.