Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fakte të rëndësishme: Menopauza

Çfarë është menopauza?

Çdo grua e përjeton menopauzën ndryshe, me përshtypje dhe ndjenja të ndryshme. Menopauza është përfundimi i ciklit mujor dhe infertilitetit. Menopauza ndodh kur gruaja ka patur ciklin e saj menstrual të fundit. Kjo nuk ndodh papritur. Kjo zakonisht fillon me çrregullimin e ciklit menstrual. Por nëse ka mungesë cikli menstrual për rresht 12 muaj, gruaja do ta dijë me siguri të plotë që menopauza ka përfunduar.

Mesatarisht, gratë e përjetojnë menopauzën diku rreth moshës 51 vjeç, edhe pse ajo shpesh ndodh disa vite më herët ose më vonë.

Menopauza ndodh sepse vezoret ndalojnë së prodhuari vezë. Vezoret poashtu prodhojnë hormone, prandaj ndryshimi i vezoreve ndikon në baraspeshën e hormoneve në trup. Kjo mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të simptomeve dhe trupit i duhet ca kohë për të rregulluar ndryshimin e hormoneve.

Çfarë simptomesh mund të shkaktojë menopauza?

Diku rreth gjysma apo dy e treta e grave, do të kenë nxehtësi dhe djersitje gjatë menopauzës. Këto janë simptomet më të shpeshta. Nëse ndodhin gjatë natës, mund të ju çrregullojë gjumin. Por, për shumicën e grave, nxehtësia dhe djersitja janë të lehta dhe nuk shkaktojnë shumë problem. Por tek shumë gra, ato janë shumë të shpeshta.

Blicet e të nxehtit janë vala të nxehtësisë që godasin tërë trupin shumë shpesh. Kjo zgjat mesatarisht rreth tre minuta. Për shumë gra, këto ndalojnë vetvetiu brenda një viti apo dy. Por, për një të tretën e grave, mund të zgjasin më shumë se pesë vite. Për disa gra, zgjasin më shumë.

Rreth 3 në çdo 10 gra, përjetojnë thatësi vaginale gjatë ose pas menopauzës. Kjo mund të shkaktojë siklet në marrëdhëniet seksuale, dhe kjo mund ti bëjë më të shpeshta infeksionet vaginale.

Me kalimin e moshës së gruas, rreziku nga osteoporoza rritet. Kjo bën që eshtrat mund të thehen lehtësisht. Rreth kohës së menopauzës, gratë zakonisht fitojnë pak në peshë. Por, jo çdo ndryshim që ndodh në trup në këtë kohë në jetën e gruas, ka të bëjë me menopauzën. Menopauza nuk ndikon direkt në simptomet tjera siç janë: ndryshimi i disponimit, problemet me orgazmën, problemet urinare apo problemet tjera siç është dhembja e shpinës.

Çfarë mund ti ndihmojë gratë për ta menaxhuar?

Ushtrimet me gjasë nuk i reduktojnë simptomet, por mund të jenë ndihmesë për reduktimin e mbipeshës. Mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, si forcimi dhe fleksibiliteti. Shumë gra provojnë teknika relaksimi dhe frymëmarrjeje, siç janë joga, tai chi apo meditimi. Por, këto teknika nuk janë testuar, nëse reduktojnë apo jo simptomet menopauzale.

Nuk ka ndryshime të veçanta në dietë, që kanë treguar nëse përkeqësojne ose përmirësojne simptomat menopauzale. Rezultatet e testeve të ushqimeve nga soja apo suplementeve të sojës janë kontradiktore, prandaj nuk jemi në gjendje të themi me siguri të plotë, nëse ndihmojnë apo jo.

Nëse gruaja nuk është komforte gjatë aktit seksual, lubrifikantët apo yndyrërat vaginale janë në dispozicion për ti provuar.

A ndihmojnë terapitë alternative ndaj simptomeve menopauzale?

Egzistojnë shumë prodhime dhe preparate që ofrohen për simptomet menopauzale. Nga prodhimet bimore dhe dietale që gjenden në treg, të cilat janë testuar , shumica janë të ashtuquajtura oestrogjene bimore apo fito-oestrogjene. Kjo përfshinë edhe prodhimet me bazë soje. Fito-oestrogjenet shiten si suplemente dietale në farmaci apo markete, si dhe në internet. Më shumë hulumtime duhen bërë për t`u siguruar nëse ndihmojnë këto tek gratë. Nuk ka mjaft fakte nëse Tërfili i kuq dhe Cohoshi i zi (Cimicifuga Racemosa) mund të reduktojë simptomet e menopauzës. Disa njerëz kanë përjetuar dëme të rënda të mëlçisë pas përdorimit të Cohoshit të zi.

Çfarë rreth terapisë hormonale?

Terapia hormonale (TH) shpesh quhet terapi zëvendësuese hormonale (TZH). Zakonisht bazohet në hormonin oestrogjen (estrogjen). Për shumicën e grave, të cilat nuk kanë histerektomi, oestrogjeni jepet i kombinuar me një lloj tjetër hormoni, i quajtur progesteron, për të mbrojtur mitrën nga kanceri. Kur përdoret i vetëm, quhet oestrogjen pa kundërshtarë.

TH është në dispozicion në disa forma, duke përfshirë tableta, fasha, sprej hunde, implante dhe injeksione. Nuk dihet nëse ndonjëra formë është më efektive apo më e sigurtë se tjetra. Egzistojnë poashtu kremëra vaginale, supozitorë (tableta vaginale) dhe unaza të buta që përmbajnë hormone për ti futur në vaginë. Nuk janë bërë mjaft hulumtime për t`u siguruar se si krahasohen këto me tableta dhe fasha.

TH me oestrogjen, me apo pa progesteron, është trajnimi më efektiv që dihet, i cili ndihmon në qetësimin e nxehtësisë dhe djersitjes. Shumica e grave që marrin TH, nuk do ti kenë më këto simptome (8 nga 10 gra), apo do të bëhen më të rralla. Sidoqoftë, rreth 5 nga këto 8 gra, do të ndalojnë ti kenë më. Kjo nënkupton që TH parandalon simptomet e nxehtësisë, në rreth 3 nga 10 gra, të cilat e aplikojnë.

TH mund të shkaktojë menstruale – si gjakrrjedhje, ndjeshmëri të gjinjëve dhe/apo të përziera në shumë gra, në muajt e parë të përdorimit. Doza më e ulët e mundshme efektive, është e panjohur.

Ka forma të tjera të TH, të tilla si testosterone dhe tibolone. Këto nuk janë studiuar po aq mirë sa edhe terapia e bazuar në oestrogjene. Së bashku mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në reduktimin e disa simptomeve, por ato poashtu mund të kenë efekte anësore. Janë edhe disa ilaçe të tjera, të cilat përdoren ndonjëherë për zbutjen e simptomeve menopauzale, por asnjë nga këto nuk është dëshmuar në efektivitet sikurse terapia e bazuar në oestrogjen. Të gjitha kanë efekte anësore.

Cilat janë rreziqet e terapisë hormonale?

Progesterone i shtohet oestrogjenit që të ndihmojë në reduktimin e mundësive që oestrogjeni të shkaktojë kancer në mitër. Por, gratë të cilat e kanë larguar mitrën (histerektomi), mund të përdorin vetëm oestrogjen. Nëse gruaja e cila përdorë TH, ndalon përdorimin e tyre pas disa muajsh apo ditësh, nuk mund të jetë në rrezik shëndetsorë të madh apo serioz . Megjithatë, nxehtësia mund të rikthehet.

Terapia e kombinuar e oestrogjenit:

Marrja e TH të kombinuar për një vit apo më gjatë, rrit rrezikun e gruas nga disa probleme shumë serioze shëndetsore. Këto përfshijnë sulmet e zemrës dhe tromboembolizmin (i shkaktuar nga mpiksja e gjakut). Në kohën afatgjate, poashtu rritet edhe rreziku nga sulmi dhe kanceri i gjirit. Ai gjithashtu rrit rrezikun e problemeve të fshikëzës e tëmthit të cilat kanë nevojë për kirurgji.

Pas pesë vitesh përdorimi ditorë të TH mund të zvogëlohet rrezikun nga kanceri i zorrëve dhe eshtrat e thyera nga osteoporoza. Përgjithësisht, TH shkakton më shumë probleme serioze shëndetsore se sa që parandalon.

Oestrogjeni vetëm:

Nëse gruaja merr oestrogjen vetëm (pa progesteron) për një kohë të gjatë, mbrenda rreth shtatë vitesh, rreziku nga sulmet dhe gurët e tëmthit do të rritet. Njëkohësisht, rreziku i saj nga osteoporoza do të reduktohet. Edhe me terapi të kombinuar, në përgjithësi shkakton më shumë probleme shëndetsore se sa që parandalon.

Si e rregullojnë gratë menopauzën?

Disa gra dëshirojnë të flasin me shoqet, me partnerin, apo këshilluesin profesional, në lidhje me atë se çfarë po i ndodh trupit dhe ndjenjave të tyre. Disa të tjera nuk e preferojnë. Për shumë gra, menopauza është fillimi i një faze të re në jetë. Shumë gra, e gjejnë lirinë dhe mundësitë e reja në jetë.

Zeka (4 vite më parë)
Ne po i kuptojm shenjat e menopauzes,sepse po i perjetojm ,por pse ju nuk po na kshilloni se si te mjekohemi.Tek e fundit ne nuk jemi student te na spjegoni natyren dhe detaje tjera te kesaj faze,nuk po dini te na jepni nje kshille,sikur paraqitu te mjeku, perdor kete apo ate etj.

/komuniteti