Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Menopauza dhe shëndeti mendor

Problemet dhe shkaktarët

Jeta e moshës së mesme konsiderohet të jetë periudha e rritjes së rrezikut për depresion tek femrat. Disa gra në këtë moshë raportojnë për luhatje të disponimit, nervozizmit, përlotje, ankth dhe ndjenjave të zemërimit, simptoma këto që të shpien në menopauzë.

Por shpesh arsyeje për këto probleme emocionale nuk është e qartë. Hulumtimi tregon se simptomat e menopauzës si p.sh. probleme me gjumin, temperaturë, djersitje gjatë natës dhe lodhja mund të ndikojnë në disponimin tuaj. Rënia e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës dhe paramenopauzës mund të ndikojë edhe në disponim. 

Por luhatjet e disponimit mund të mos jenë të lidhura me menopauzë. Nëse keni probleme emocionale që lidhen me jetën tuaj, është mirë të diskutoni me një mjek.

Gjërat e tjera që mund të shkaktojnë ndjenja të depresionit dhe nervozës gjatë menopauzës janë:

Depresioni para menopauzës

Negativiteti për menopauzën dhe plakjes

Stres i shtuar

Disa simptome të menopauzës

Duhani

Jo lumturia në një lidhje romantike

Jo shumë para

Papunësia

Vetëbesimi i ultë

Zhgënjimi që nuk do të mund të keni fëmijë më

Si të ndiheni më mirë?

Nëse keni nevojë për një trajtim, ju dhe mjeku juaj mund të punoni së bashku për të gjetur trajtimin më të mirë për ju. Depresioni gjatë tranzicionit të menopauzës është trajtuar në të njëjtën mënyrë si depresioni që godet çdo kohë të jetës. Nëse disponimi juaj është duke ndikuar cilësinë e jetës tuaj, ja disa gjëra që ju mund t’i bëni:

*Përpiquni të flini sa duhet.

*Shkoni në shtrat dhe zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë.

*Mbani dhomën të ftoftë dhe të errët.

*Shmangni alkoolin, kafeinën, ushqimin e tepërt ose ndonjë aktivitet fizik para gjumit.

*Aktivizohuni në aktivitete fizike për të paktën 30 minuta në shumicën e ditëve të javës.

*Vendosni kufizime dhe bëhuni pozitivë për të kaluar stresin e përditshëm.

*Kaloni sa më shumë kohë më shoqet, në mënyrë që të kaloni së bashku këtë periudhë.

Bisedoni me mjekun për terapinë dhe ilaçet. Terapia e menopauzës mund të zvogëlojë simptomat që shkaktojnë luhatjen e disponimit tuaj. Dhe ilaçet kundër depresionit mund të ndihmojnë./e.p/