Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Trajnimi për tualet

Çfarë të presim dhe kur?

Nuk ka moshë magjike për të sinjalizuar kohën ideale për të filluar procesin e trajnimit të tualetit. Disa fëmijë zhvillojnë aftësitë e nevojshme fizike dhe njohëse shumë më shpejt që me 18 - 24 muaj, ndërsa të tjerët nuk janë të gatshëm deri sa të bëhen 3 apo 4 vjeç (djemtë janë shpesh më të vonshëm se vajzat). Disa fëmijë trajnohen për disa ditë, përderisa disa të tjerëve mund të ju duhet edhe një vit apo më shumë.

Çfarë llogaritet në këtë moshë për të zotëruar këtë aftësi? Koha. Pediatërit kanë një thënje në lidhje me trajnimin e tualetit: Nëse ju filloni në moshën 2 vjeç, do përfundoni me 3 vjeç; nëse filloni me 3, do përfundoni me 3. Nëse e keni zënë momentin kur ai është i gatshëm, mund të ju duhet vetëm një muaj. Por nëse i keni humbur këto sinjale apo prisni për tekat e tyre, do të ju duhen madje edhe gjashtë muaj apo më shumë.

Shenjat e gatishmërisë

Fëmija juaj duhet të jetë i gatshëm fizikisht për të filluar trajnimin për tualet para se të keni ju një mundësi për të patur sukses, kjo nënkupton që ai të mund të mbajë urinën dhe të qëndrojë i thatë për tre orë apo më shumë (kjo tregon se muskujt e tij të fshikëzës janë zhvilluar sa duhet, për të mbajtur urinën). Ai gjithashtu duhet të jetë në gjendje të njohë sinjalet kur i duhet të urinojë, dhe të reagojë para se të fillojë urinimin. Do ta bënte edhe më të lehtë nëse ai mund ti zhvesh dhe vesh, vet pantallonat.

Gatishmëria fizike dhe mentale nuk janë faktorët e vetëm të përfshirë. Motivimi është kyç. Nëse fëmija juaj demonstron dëshirën për pavarësi dhe shfaq interes për të imituar të tjerët në shprehitë e tualetit, mund të jetë një kohë e mbarë për t`iu futur procesit. Fëmija zakonisht mund të kuptojë nëse i vjen për të urinuar apo ishte një lëvizje zorrësh.

Çfarë mund të bëni

Detyra juaj si prind është që ta bëni trajnimin për tualet sa më të natyrshëm si proces. Mbani një qëndrim të qetë dhe pozitivë, dhe nxiteni fëmijën tuaj që të përfillë trajnimin për tualet. Lejoni atë të zgjedh vet oturakun në dyçan, le të luajë me të, le të vendos edhe arushin pelush në të. Mandej mund ta pyesni nëse dëshiron edhe ai të ulët në të – së pari me rrobe – që ta kuptojë se si ndihet i ulur në të, dhe më pas sqarojini që oturaku përdoret vetëm për të kryer nevojat fiziologjike, pra kur të jetë i gatshëm për të hequr panolinat. (Ju mund të përdorni fjalët komforte për nevojat fiziologjike, ashtu siç ju kupton fëmija juaj.)

Deri tani, fëmija juaj ju ka parë me siguri se si ju dhe partneri juaj e përdorni tualetin me raste. Ndoshta ai është i interesuar t`ju shikojë në këtë pikë. Roli i modeleve largon frikën apo misterin nga gjërat e reja, prandaj lejoni atë që të ju shikojë. Pas një jave familjarizimi me oturakun, zhvishini rrobet e fëmijës, zbrazni përbërjen e panolinës në oturak, në mënyrë që ai të shikojë se për çfarë po bëhet fjalë më saktësisht.

Në momentin që fëmija juaj ka dëshirë ta përdorë oturakun, bëjeni këtë pjesë të rutinës – fillojeni pas mëngjesit apo para larjes – dhe gradualisht rrisni këtë në disa herë në ditë. Lavdërojeni atë për suksesin e tij dhe aksidentet mos i përmendni fare.

Fëmijët i shohin nevojat fiziologjike si pjesë zgjatëse të trupit të tyre. Ata mund të fascinohen dhe të krenohen me çfarë kanë mbushur oturakun e tyre. Madje disa fëmijë i thonë edhe mirëupafshim.

Keni kujdes të mos shtyeni apo bezdisni fëmijën tuaj. Sikurse të rriturit, edhe fëmijët janë më pak të hapur, kur ndjejnë sikur dikush po u rri mbi kokë. Në vend të kësaj, shikoni mimikën e fytyrës së fëmijës tuaj apo sinjalet kur ai ka nevojë për të kryer nevoja fiziologjike. Nëse ai në këtë moment hungërinë, kujtojini atij oturakun. Aksidentet dhe pengesat merrni me qetësi dhe mirësi. Vetëm pastroni rrëmujën dhe sugjerojini atij që herën tjetër të përdorë oturakun e tij. Ju mund të dëshironi që të kaloni nga pelena plastike e disponueshme në pelena leckë në këtë fazë.

Ka të ngjarë që të keni sukses me trajnimin e tualet në qoftë se ju zgjidhni një kohë te pershtatshme që të zhyteni në procesin e trajnimit. Si një afat të logjikshëm mund ta merrni psh. kohën para se të filloni bebin tjetër, para se vogëlushi juaj të fillojë mësimin parashkollorë apo edhe para se të barteni në shtëpi të re. Por 2 vjeçarët janë krijesa të kundërta, dhe aq më shumë që e kuptojnë agjendën tuaj jo-aq-të-fshehur, aq më pak të prirur janë për të shkuar së bashku me të. Pra krijoni një afat, aktroni rastësishëm dhe lëreni fëmijën tuaj të fitojë “vet” përvojë.

Çfarë duhet të keni kujdes

Nëse vëreni veten që jeni acaruar apo frustruar në lidhje me progresin e tualetit, apo nëse fëmija juaj duket që reziston trajnimin, konsiderojeni si një shenjë që të dy keni nevojë për pak pushim. Presioni i madh mund të sabotojë tërë trajnimin, prandaj prisni derisa të qetësoheni sepse edhe fëmija juaj do të jetë më i hapur ndaj idesë – mund të zgjasë disa ditë apo edhe disa muaj. Nëse zgjedhni këtë betejë, ju do të humbisni në mënyrë të pashmangshme – trajnimi i tualetit mund të zotërohet vetëm me bashkëpunimin vullnetar të fëmijës suaj.

Ju poashtu duhet të ndaloni me trajnimin e tualetit nëse fëmija juaj nuk është i gatshëm për këtë apo nëse ka konstipacion. Nëse fëmija juaj ka lëvizje të shpeshta të zorrëve (më pak se tre në javë), në qoftë se ai ka jashtëqitje të mëdha apo të vështira, atëherë bisedoni me mjekun e tij se ka mundësi që të jetë kapsllëk. Adresoni problemin e tij shëndetësore, duke mbajtur dietë (bananet janë të mira për konsolidimin e mëtejshëm të nevojës fiziologjike ndërsa kumbullat e thata dhe frutat e tjera janë të mira për kapsllëk) si dhe sigurohuni që të konsumojë mjaft lëngje. Dhe pastaj filloni trajnimin për tualet përsëri.

Çfarë ju pret

Në momentin që fëmija juaj përdorë oturakun rregullisht, filloni gradualisht të kaloni nga panolinat në brekë gjatë ditës. Në parapregatitje për parashkollorë, ju poashtu mund të filloni ti ndihmoni fëmijës tuaj të kalojë nga oturaku në tualet. Shumicës së fëmijëve u zgjat më shumë koha për të qëndruar të thatë edhe gjatë natës. Por mos u brengosni, nëse fëmija juaj nuk është i gatshëm për këto hapa të mëtejshëm tualeti. Në momentin që do të jetë ai i gatshëm, do të dëshirojë vetvetiu.

/komuniteti