Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Anoreksia e bulimia rrezikojnë edhe fëmijët

Një studim i realizuar në Angli tregoi se anoreksia dhe bulimia, të njohura si çrregullime të ushqyerjes dhe të cilat mendohet se fillojnë në moshën e adoleshencës, në të vërtetë ndikojnë edhe tek fëmijët e moshës 10-vjeçare ose më të vegjël.

Bazuar në një lajm të botuar në gazetën italiane “La Stampa”, bëhet e ditur se shkaku i fillimit të këtyre çrregullimeve në ushqyerje në moshë kaq të vogël janë diskutimet në mes prindërve, divorcet ose humbja e një personi të dashur.

Në anketën e zhvilluar nga grupi "Overeaters Anonymous" me pjesëmarrjen e personave të sëmurë shihet se tek 53 % e pjesëmarrësve shenjat e para të sëmundjes kanë filluar që në moshën 10-vjeçare. Vetëm një e treta e të sëmurëve pohojnë se janë prekur më vonë nga sëmundja rreth moshës 11-15 vjeç.

Duke pohuar se rezultatet e anketës nuk janë të çuditshme, autoritetet theksojnë se mund të përballemi edhe me të sëmurë 6-vjeçare. 02/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti