Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Kujdesi për veshët tek foshnjet

Disa prindër i shpojnë veshët foshnjave të posalindura, gjë për të cilën nuk egziston kurfarë frike nga ana mjekësore. Megjithatë, vetë procedura bartë një rrezik të caktuar.

Për “operimin” e shpimit të veshëve janë të nevojshme pajisjet speciale, si dhe personi me përvojë i cili di ta bëjë këtë me fëmijët e vegjël dhe foshnjat. Për shembull, pistoleta me të cilën shpohen veshët nuk mund të sterilizohet, që nënkupton mundësinë e infektimit me hepatit apo me ndonjë virus tjetër.

Nëse dëshironi që foshnjes ti shponi veshët, mënyra më e mirë është që ta lusni pediatrin të ju bëjë këtë me anë të gjilpërës.Shpimi veshëve zakonisht bëhet pa kurfarë anestezioni, sepse vet shpimi dhemb më pak se sa injeksioni (me anestezion). Nëse dëshironi mund ti jepni foshnjes një sasi të vogël acetaminofeni apo ibuprofeni para procedurës.

Mos harroni që foshnjes do ti prekni veshët dhe plagën tërë kohën, ashtu që mun! d të shkaktoni shumë lehtë ndonjë infeksion. Që ta parandaloni këtë, zonën rreth plagës pastroni me hidrogjen disa herë në ditë (aq sa ju ka udhëzuar mjeku). Keni kujdes në të skuqurat apo ndryshimet e ndryshme rreth zonës së plagës të mos shkaktohet ndonjë infeksion.

Gjithashtu, është e mundur që foshnja të pësojë ndonjë reaksion alergjik në metal pasi ti vendosni vathët në vesh. Nëse lajmërohet ndonjë ndezje rreth plagës, hiqini vathët menjëherë. Që ti shmangeni kësaj, kujdesuni që pjesët e vathëve që prekin lëkurën të jenë nga çeliku Inox apo ari 14 karatësh. Nëse ndezja nuk largohet, atëherë fëmiu nuk mund ti bartë vathët. 05/2012

Dita Rrustemi

/komuniteti