Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Poezi nenes

Nje fundjave dedikuar gruas…

Ndodhemi ne muajin e trete to vitit 2013; sot eshte dita e gruas (nderkombetare), ndersa te dielen (me dt.10 mars) ketu ne Britanine e madhe, eshte dita e nenes. Besoj se pajtoheni kur them se jane dite shume speciale pasi celebrojme te bukuren dhe te ndjeshmen… qe eshte femra.

Nuk mund ta mohojme dot, qe Shqiperia eshte nje shoqeri me mentalitet partriakal dhe me nje shtet te dobet para burrit kriminel (sigurisht qe jo te gjithe meshkujt shqiptare jane te tille). Femres shqiptare nuk i mungon aftesia per te ndertuar jeten e saj sipas enderrave dhe deshirave qe ajo mund te kete… ajo eshte thjesht e dhunuar … e shfrytezuar … dhe a fyer nga stereopitizimet a shoqerise te vendit ku jeton – por ky eshte nje debat me vete dhe me qe jemi ne nje fundjave festash, le te celebrojme te miren e te qenit femer, keshtu qe me pak fjale… vajza, mbesa, motra, nena, halla, teze, gjyshe ku do qe te jeni ju uroj nje fundjave shume te vecante, plot dhurata dhe te qeshura…

 

Zemer e embel me dashuri

E kush tjeter mund te jete vec ti

Nene fjale me te embel ska bota

Nene e para fjale qe belbezon foshnja

Ne kraharorin tend, me aromen tende nis jeta

Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot

 

Zemer e embel me dashuri

Qe mbjell vec paqe e dashuri

Je ti o nena ime je ti.

Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron,

Aroma e lekures tende eshte magji

E perqafuar te pushosh ne kraharorin tend

Ndonese me thinja ne koke

Ti gjithmone ndihesh femije

 

Zemer e embel me dashuri

E shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti,

Nje zemer e madhe qe din vec te fale e te dhuroje

Parajse e shpirtit per qdo femije,

Ti per ne thurr endrra

Tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime.

Parajse e jetes je ti

Nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje

E ndjen vec ti,

Ndjenja kurre ste genjejne

Para se te ndodh ekeqe e mire

Zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi

 

Zemer e embel me dashuri

E dashur e shtrejnte e vetme nene je ti 08/2013

 

Dina Shabani

(13 vite më parë)
me pelqeu shum por kjo Celebrojm nuk e kuptoj dot dhe me duket sikur nuk eshte fjal shqipe

/komuniteti