Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Te ushqyerit 9 deri 11 muaj

Në këto muaj ju mund të shtoni një lugë mjaltë, një lugë gjalpë dhe një fetë te hollë bukë në vaktin e fëmijës.

Një nga vaktet mund të planifikohet si pure perimesh. Shtoni një lugë ëmbëlsirë te lëngut të mëlçisë se zier ose një qofte për këtë vakt.

Ju mund tu jepni ushqime normale shtëpie si pure perimesh. Është e rëndësishme shtimi i mishit tek pureja e perimeve. Pasi mëlçia, mishi viçit të freskët ose mishi qengjit i japin proteina dhe hekur fëmijës.

Plani i të ushqyerit për fëmijët 9 muajsh

08.00 (Mëngjesi): Qumështi i gjirit ose qumështi i lopës (150 ml) apo formula foshnje (150 ml) + të verdhën e vezes + 1 lugë recel apo lëng rrushi + 3-4 biskota apo ½ fetë buke

12,00 : 1 kungull te mbushur + ½ filxhan kos ( 100 ml) +½ fetë buke

17,00 : 1 filxhan kos (150-200 ml) + 1 frut (mollë, pjeshkë)

21,00 : 1 filxhan qumësht buding me oriz (200 ml) apo 1 filxhan supë tarhana.

Kushtoji vëmendje të mëposhtmeve

Nëse fëmija juaj nuk pranon ushqimin me lugë edhe pse është i uritur, përpiquni tja jepni ushqimin me lugë pasi keni dhënë gji.

Mund të duhet kohë që fëmija të përshtatet me shijet e reja. Mos u jepni ushqime të ngurta me shishe me biberon. Uleni foshnjën dhe pastaj ushqejeni.

Mos i ushqeni para TV.

Mos i detyroni ata që të hanë.

Bisedoni me fëmijën tuaj, gjatë kohës që e ushqeni.

Ju duhet tja provoni ushqimin çdo 10 herë që fëmija të përshtatet me shijen.

Kur foshnjat bëhen 9-10 muajshe, ato duhet të inkurajohen për të ngrënë vetë. Ata duhet ulen në tryezë me anëtarët e tjerë të familjes dhe duhet të mësohen me ushqime shtëpie.

Pas nëntë muajsh ushqimet duhet të jenë si ushqimet e të rriturve ,produket e bukës (torta, biskota, buka) duhet të përfshihen në 3 ose 4 vakte në ditë.01/2013

******* Shqipjaa ******* **
Mirela (4 vite më parë)
Seriozisht flisni apo keni lujt goca ime 9 mujsh mezi me han duke ja ber ne blender ju thoni vez gjys fete buk recel pilaf tasqebap
Ornela1 (5 vite më parë)
Fete buke bebit 9 muajsh? Trahana? Recel? Seriozisht e keni apo jeni faqe humoristike?

/komuniteti