Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çrregullimet normale të shtatzënisë 1

Edhe gjatë shtatzënive që konsiderohen normale, mund të lindë ndonjë problem i vogël, i përkohshëm. Me këtë duhet kuptuar edhe një gjendje e pakëndshme/zaif, në mungesë të një patologjie vërtetë. Çrregullimet gjatë shtatzënisë lidhen me praninë e saj, por kjo gjë nuk është plotësisht e vërtetë. Kur gjendja e pakëndshme rritet dhe lidhet me simptoma të tjera, apo ato vazhdojnë me kalimin e kohës, konsulta me mjekun obstetër-gjinekolog është e domosdoshme.

Më poshtë po rrjeshtojmë disa nga ankesat më të zakonshme në shtatzëni:

Anemia

Gjatë shtatzënisë është normale rënia e hemoglobinës, që është proteina e gjakut që shërben për transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në inde periferike. Ajo gjendet në qelizat e kuqe të gjakut, duke dhënë ngjyrën karakteristike të kuqe.

Tendenca për të përshkruar suplemente hekuri gjatë anemisë në shtatzëni është reduktuar, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të përdoret kur këshillohet nga mjeku.

Gratë që vuajnë nga anemia, vërtetë ndjehen të lodhura shumë dhe të rraskapitura. Gjithashtu kanë marrjemendje dhe nganjëherë nuk mbushem me frymë. Fetusi mund të ndikohet negativisht nga furnizimi i mirë me oksigjen.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së anemisë?

• Duhet menduar për rregullimin e rregjimit ushqimor duke përfshirë në dietën ushqimore, ushqime të pasura në hekur, vitamina të grupit B sidomos B12, proteina, vitaminë C dhe shtuar acidin folik.

• Konsultë me mjekun për të vlerësuar mundësinë për marrjen e suplementeve me hekur. Nëse pas marrjes së hekurit fillon konstipacioni/kapsllëku, ndrohet preparati me preparat të një prodhimi tjetër.

Ankthi dhe pagjumesia

Gjatë shtatzënisë, ankthi është i lidhur me frikën për shëndetin e bebit, sidomos nga rezultati i një ekzaminimi që nuk paraqitet brënda normave mesatare. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ndikimi në paraqitjen e stresit është edhe mungesa e lëvizjeve të fëmijës për disa orë, data e përafërt e lindjes apo gjëra të tjera të parëndësishme që shkaktojë panik të vërtetë tek shtatzënat. Pagjumësia është një shprehje e këtyre fenomeneve, që paraqiten më shpesh gjatë natës.

Në shumicën e rasteve, pas komunikimit me mjekun obstetër-gjinekolog, hipotezat e ngritura nga shtatzënat, bien.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së ankthit dhe pagjumësisë?

• Në shumicën e rasteve shtatzënat nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim specific.

• Mund të përdoret qetësues i lehtë me bazë kamomili.

• Ndikim pozitiv ndja ankthit dhe pagjumësisë, është ndikja e një kursi të përgatitjes për lindjen e fëmijës.

• Nëse problemet nuk marrin zgjidhje me këshillat e mësipërme, kontakti me një psikolog është i nevojshëm.

• Pas muajit të katër të shtatzënisë, është e pranueshme të merren edhe praparate të lehta psikotrope me bazë benzodiazepine, vetëm me rekomandimin e mjekut.

• Gjithashtu e rëndësishme është edhe frymëmarrja e thellë si dhe qetësia e krijuar duke u kënaqur me fëmijën e ardhshëm, duke e përkëdhelur atë apo edhe duke I kënduar këngë të lehta.

• Ushqimet që konsumohen, duket të jenë të lehta dhe që treten pa vështërsi. Rekomandohet që të mos shkohet në shtrat menjëherë pas konsumit të ushqimit.

Djegie stomaku/urth, rikthim i ushqimit në ezofak, tretje e dobët dhe dëshira për ushqime të veçanta

Urthi, rikthimi i ushqimit në ezofag, dhe tretja e dobët, shkaktohen nga progesteroni duke reduktuar lëvizshmërinë e stomakut. Kjo do të thotë se ushqimi mbetet në stomak për një kohë gjatë dhe sidomos në tremujorin e tretë të shtatzënisë, janë për shkak për komprimime të mitrës për shkak të rritjes së volumit të stomakut.

Presioni i rritur i stomakut ngre organet dhe diafragmën, kohëzgjatja e zbrazjes së stomakut dhe lëvizshmëria më e ulët e zorrëve është shkak i shfaqes së këtyre simptomave. Djegia dhe aciditeti që provojnë shtatzënat në kraharor, në fakt shkaktohen nga acarim i mukozës së ezofagut.

Gjatë shtatzënisë, gratë refuzojnë disa ushqime të caktuara dhe priren në mënyrë të pakontrolluar nga disa ushqime të tjera. Dëshirat lidhen me ndryshimet afektive, tipike të shtatzënisë dhe të zgjeruara nga tradita kulturore, nxisin burrat për të përmbushur kërkesat me kënaqësi të thellë madje edhe gjatë natës.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së djegies së stomakut/urthit, rikthimit të ushqimit në ezofak, tretjes së dobët dhe dëshirës për ushqime të veçanta?

• Duhen shmangur mbingarkesat në stomak me ushqim të rënda. Ushqimi duhet të merret gjatë ditës në racione të fraksionuara, psh 6-7 ose 8-9 herë në ditë.

• Duhet shmangur ushqimet që treten me vështërsi si të skuqurat, salcat, ushqimet e rënda, erëza apo ushqime me shumë kripë, lëngjet me gaz dhe kafeinë.

• Rregullimi i pozicionit shtrirë, gjatë gjumit të natës, për të parandaluar rikthimin e ushqimit në ezofag. Gjysma e natës mund të kalohet me dy jastekë dhe gjysma tjetër me një jastëk.

• Për lehtësuar urthin dhe aciditetin, mund të merret antiacid, sodë buke, hidroksid magnezi ose alumini.

• Në raste vërtetë të vështira, për të ndihmuar tretjen mund të përdoren preparate që ndihmojnë sekretimin e tëmthit dhe të lëngut pankreatik.

• Medikamentet që zvogëlojnë sekretimin e lëngut të stomakut dhe reduktojnë djegien, janë mjetet e fundit që mund të përdoren, por gjithnjë nën rekomandimin e mjekut.

• Kur gjendja paraqitet me urth dhe/ose aciditet, duhen shmangur nga ushqimi yndyrnat.

• Përdorimi i pantallona ose fundeve të gjëra në jetën e përditshme, favorizojnë tretjen e mirë të ushqimit.

Ngërçet gjatë natës

Ngërçet gjatë natës janë fenomen i shtatzënisë klasike, sidomos në javët e fundit të saj. Edhe pse nuk është e qartë se kush është shkaku, mendohet se shkaku mund të vijë nga zhbalancimi i elektroliteve të vogla.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së ngërçeve gjatë natës?

• Kripërat minerale të kaliumit dhe magnezit kanë dhënë rezultat pozitiv, kur janë përdorur në rastet e tilla.

• Kur shkohet për të fjetur, shtatzëna duhet të përpiqet për të mbajtur gishtërinjtë të relaksuar.

• Përdorimi i batanijeve/jorganëve të ngrohtë por të lehtë dhe të butë, në mënyrë që pesha e tyre të mos rëndoj mbi gishta gjatë natës, është efikas.

• Rekomandohet kryerja e disa ushtrimeve të lehta në pozicionin e shtrirë në shpinë, para se të shkohet për të fjetur.

Marrja e frymës dhe ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës

Në tremuajorin e tretë të shtatzënisë, rritja e uteruesit sjell si pasojë ngritjen e diafragmës duke ushtruar presion në zemër dhe mushkri. Si rezultat, ndihet vështërsi në frymëmarrje e cila vjen duke u shtuar me afrimin e ditës së lindjes. Zemra temton të marrë pozicion horizontal dhe bën punë më të ngarkuar për të rritur volumin e gjakut qarkullues. Të gjitha këto fenomene, çojnë në rritjen e frekuencës kardiake. Ndjeshmëria e rrahjeve të zemrës është më e shpeshtë në disa pozicione dhe ndryshon nga një grua te tjetra.

Këtë gjendje e sjell edhe ushqyerja e rëndë, duke shtuar kështu fryrjen në stomak.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë të marrjes së frymës dhe rritjes së rrahjeve të zemrës?

• Fenomenet janë fiziologjike, prandaj nuk është i nevojshëm asnjë lloj trajtimi.

• Kujdes duhet pasur shtesa në peshë.

• Duhen evituar ushqimet e rënda sidomos gjatë paranatës dhe natën.

• Nuk duhet konsumuar pije/lëngje me gaz.

• Rekomandohet, që gjumi të fillojë në pozicion të përshtatshëm.

Çrregullimet në hundë

Gjatë shtatzënisë, mukoza e hundës e cila vesh pjesët ballore dhe rrënjën e hundës, fryhet si rezultat i shtesës së hormoneve në gjakun qarkullues duke provokuar kështu një sinozit. Kjo shpjegon edhe përse disa gra, duket sikur vuajnë nga ndonjë e ftohur e vazhduar në muajt e fundit të shtatzënisë. Ky çrregullim nuk krijon asnjë problem gjatë lindjes dhe nuk duhet shkak për tu shqetësuar. Sinoziti kalon pas lindjes.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së çrregullimeve të hundës?

• Duhet pirë sa më shpesh lengje.

• Mund të përdoret një vaporizator (aparat avulli), të mbushur me ujë të freskët me të cilin spërkatet goja dhe të lagen buzët gjatë kontraksionit.

Dhimbjet në rrezë të kofshëve

Gjatë fundit të shtatzënisë, shumë gra ankojnë për dhimbje në fund të barkut, në rrëzë të kofshëve. Kato ndodhin si rezultat i tërheqjes të ligamenteve lateral, që mbajnë mitrën. Ligamentet janë mjaft të tërhequr dhe mund të ndihen edhe me gishta.

Çfarë duhet bërë në rastet e pranisë së dhimbjeve në rrëzë të kofshëve?

• Duhen evituar lëvizjet e forta, si ngritja menjëherë nga pozicioni ulur ose shtrirë.

• Mos qëndrimi gjatë në këmbë dhe ndrimi i shpeshtë i pozicionit edhe gjatë qëndrimit ulur.

• Qëndrimi shtrirë në njërën anë, mund të ndihmohet me vendosjen e një jastëku nën bark, për të lehtësuar peshën e mitrës.

 

Obst-Gyn Mimoza Keta

Janar 2013

FITORE GERXHALIU-DOLAK (4 vite më parë)
Un jam me javen e 31 te shtatezanis,kam veshtiresi ne frymarrje hundet i kam te bllokuara menxi mund te marr frym qfar me rekomandoni te bej
bebaime beba (5 vite më parë)
pershendetje jam shtatezene ne javen e 12 kam shum shpesh ndjenjen e uris dhe me dhemb koka a eshte normale kjo
Dajete (5 vite më parë)
Une jan dajetja. Jam shtatzan javen 13 edhe e kom një dhimt ne anen e djatht ner brinj edhe kam dhimbje koke, por jam shum e lodhur qe nuk jam kan e lodhur as ne muajt e par te shtatzanis.
Hani Berisha (5 vite më parë)
Pershendetje Dr. Mimoza, une jam ne javen e 11 te shtatzanis dhe po kam djeksim ne lukth vazhdimisht si dhe ka dy dite qe e kam nje dhimt ne anen e majt nder brinj a eshte normale kjo. une po mendoj se mos prej utragestanit e kam.