Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Analiza e spermogramit

Pershendetje, Kemi disa vite qe tentojme per shtatzani desha te pyes lidhur me analizen e spermogramit a jane vlera normale keto: Konsistenca - lehte viskoze Volumi - 5.0 Koha elikvimit - 25 Ngjyra - e bardhe gri Nr i spermatoziodeve ne ml 48.0 Nr i pergjithshem i spermatozoideve 240.0 Levizshmeria 37% progresive 26% jo progresive 11% Te palevizshme 63% Leukocite 6-7 Baktere disa Eritrocite 1-2 Spermocitogrami ~ format normale 20% anormale 80% Ju faleminderit

Era Era (11 vite më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

E dashur Rina,

Rezultatet e spermogrames suaj tregojne nje numer te konsiderueshem sperme. E vetmja gje e cila mund te duket sqetesuese dhe per tu pare me ne detaje eshte vitaliteti i tyre. Shikoj qe mbi 50% e spermatozoideve eshte e palevizshme. Kjo mund te thellohet me nje test te vitalitetit per te kuptuar nese qelizat jane te vdekura( sikurse ne shumicen e rasteve) ose te gjalle por te palevizshem sindrome kjo e shkaktuar nga disa faktore sic jane: Nje eshte i pasoje e nje difekti gjenetik te trasheguar e njohur si Sindroma Kartegener. Dy vjen si pasoje e nje infeksioni kronik te frymemarrjes dhe nje patologji tjeter shume e ralle njihet me emrin Situs Inversus.

Faleminderit

Rigersi

Era Era (11 vite më parë)
Ju faleminderit per pergjigjjen tuaj i nderuar, por desha te pyes se ku mund te behen kto teste, a mund te behen ne kosovë nese keni informacion ju lutem te na jepni. Gjithsesi faleminderit

/komuniteti