Rreth spermogrameve me vlera te ndryshme!
Bona Shehu
(10 vite më parë)
Pershendetje,
Nuk di cfare te them lidhur me kete ceshtje. Eshte situate mjaft delikate dhe teper e rendesishme madje per tu marre ne konsiderate edhe nga organet perkatese per shqyrtimin e cilesise se laboratoreve. Ne menyre te theksuar ne Shqiperi mungon nje standartizim i cilesise dhe kushteve laboratorike. Ne rastin tuaj stardartizimi synon unifikim te metodave te perdorura per analizen e spermatozoideve ose ndryshe spermograme. Ky ne fakt nuk eshte problem vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera te botes. Nese ndodheni ne Tirane une punoj prane Spitalit Universitar 'Koco Gliozheni'. Mund te kaloni dhe te konsultoheni.
Rigersi
I nderuar Dr. burri im ketu ne Tirane brenda nje kohe te shkurter ka bere 2 here spermogramen ne 2 laboratore te ndryshme, njera ja ka nxjerre levizshmerine e spermatozoideve 55 % ndersa laboratori tjeter 3 %, po cmendemi nga papergjegjshmeria e mjekeve, sdime ku te drejtohemi. Ju faleminderit