Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biologun

Rreth spermatozoideve

Ne qoftse burri pushon ma shume se 4 dite me pas mardhenje a forcohet spermatozoitet apo ska kurrfar efekti. A eshte mire qe sa me shume dite te pushoj ?

Alea Morina (6 muaj më parë)

Dr. Rigers Balla - mjek - biolog
Biologu përgjigjet
Dr. Rigers Balla

Pershendetje,

Faleminderit per pyetjet qe ndani me ne.

Spermatozoidet kerkojne 2-3 muaj per tu formuar nga momenti i pare i ndarjes qelizore te qelizave paraardhese e deri ne formimin e 1 spermatozoidi te maturuar. Nderkohe qe i gjithe procesi ndodh ne teste, depozitimi post maturimit ndodh ne epididimis. Normalisht aty depozitimi vazhdon. Gjatesia ne kohe e dopozitimit ne epididimis rrit numrin e qelizave te vdekura ne ejakulat. Jo pa qellim analiza kerkohet me nje abstinence prej 2-5 ditore, kjo per arsye se pas 5-6 ditesh numri i qelizave te palevizshem do te ishte me i larte.

Idealja e kohes qe badhkeshorti duhet te presi eshte 2-3dite dhe kjo jo vetem per shkak te analizes por kryesisht per shkak te raportit te shpeshte qe duhet te keqe cifti gjate periudhes se ovulacionit me qellim rritje e shanseve qe spermatozoidi i shendetshem te kape vezen e cila zbret nga vezorja ne 1 dite te caktuar dhe jetegjatesia e se ciles eshte shume me e shkurter nga ajo e spermatozoidit.

Rigersi