Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-dermatologun

Qimet ne fytyre dhe mjekerr

Pershendetje doktoreshe, kam qime te trasha ne mustaqe, ne fytyre dhe mjekerr. I kam bere me laser qe sa e sa vite po prape nuk kam pas sukses dhe qe nje vit e kam nderpre nuk po i boj me laser ma sepse kam lind dhe e kisha fëmiun ne gji dhe kisha frike mas po i ndikon najsen, mirepo pyetja ime eshte a me fillu me i ba me laser a po si me vepru apo ka naj metode tjeter? Faliminderit per mirekuptim dhe gjithe te mirat.

Dafina Syla (11 vite më parë)

Dr. Shkëndije Dobruna - dermatologe dhe dermatokirurge
Dermatologja përgjigjet
Dr. Shkëndije Dobruna

Pershendetje,

Trajtimi laserik eshte trajtim i vetem qe mund te eleminoj qimet me nje sukses 80 %. Reagimi ndaj trajtimit laserik eshte individual. Fillimisht duhet te behen analizat hormonale, rezultatet e te cilave deri diku mund te na tregojne suksesshmerine e trajtimit laserik, prandaj dhe ju kisha sygjeru qe fillimisht ta beni statusin hormonal pastaj te vendoset si te veproni.

Cdo te mire.

/komuniteti