Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet e belit/hijeve gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, qe 2 jave kam dhimbje kohe pas kohe tek beli ne anen e djathte, isha tek mjeku dhe me rekomandoi Polygynac. Kete e kam perfunduar qe 3 dite, mirepo prape kam dhimbje tek beli ne anen e djathte. A eshte infeksion apo eshte zgjerim i muskujve, apo duhet te beje ndonje analize, sepse ndonjehere po me bene nervoz kjo dhimbje e cila ndonjehere zgjat 1 ore. Une jam ne javen e 17 te shtatzenise, ju falenderoj shume per vemendje.

Hana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Gjatë shtatzënisë, kur dhëmbja lokalizohet në hije/bel në anën e majtë ose të djathtë, dyshimi më i madh është për praninë e një infeksioni urinar. Për të saktësuar gjendjen, duhet të kryhen analiza të urinës komplet ashtu edhe urokultura.

Pas përgjigjes së analizës, mjeku rekomandon terapinë e cila do të rregullojë gjendjen tënde.

/komuniteti