Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi në shtatzëni

E nderuar doktoreshe, jam ne javen e 23 te shtatzenise dhe sapo po kaloj nje grip shume te forte, kalova temperature 3 dite, me pas kisha keputje, skisha force, tani me ka lene zerin e ngjirur dhe kolle shume te shpeshte, me dhemb barku nga kolla dhe mezi mbushem me fryme, doktori me ka thene qe skam as te ftohte, asgje, po do kaloje, i vetmi shqetesim eshte se po torturoj femijen kam dhe merak, cfare me keshilloni ju, ju lutem? Ju pershendes.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Mendoj se gjendja jote, ka si shkak virozat e stinës. Është mirë, që nuk ke probleme me rrugët respiratore, mushkrinë.

Për të zbutur rrugët respiratore, zakonisht rekomandohen pirja e cajrave bimorë të ngrohtë. Për kollën, mund të përdoret shurup me natyrë bimore të tipit të bronko-balsaminës. Nëse paraqet dhëmbje mesi dhe në fund të barkut, unë rekomandojt përdorimin e rilashuesve të muskulaturës së mitrës floroglucinol EG, tableta që merren 3 herë nga një në ditë nga goja pas buke.

Uroj, që shtatzënia të të shkoj sa më mirë.

/komuniteti