Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale

Pershendetje e nderuar, kam bere nje pyetje para disa diteve dhe me keni dhene pergjigje e cila me ka ndihmuar shume. Tani dua tju pyes nese ben, kam shume sekrecione te bardha dhe kam nje ere shume te keqe, mos ndoshta eshte ndonje infeksion apo qfare mund te jete? Sipas juve qka mund te perdori te me hiqet kjo sepse nuk mund te ulem afer dikujt kur kundermon ere e keqe, ju lutem me ndihmo me nje pergjigje e cila me ndihmone shume, te falenderoj. Pune te palodhshme.

Ritaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Prania e sekrecioneve të shtuara dhe era e rëndë (si erë peshku i prishur), tregon që mund të jetë e pranishme një vaginozë bakteriale, shkaktar i të cilës janë disa bakterie gram negativ dhe ulja e numrit të laktobacileve në vaginë.

Për të vërtetuar këtë diagnozë, rekomandoj të bësh një analizë të sekrecioneve të bardha.

Mendoj se trajtimi me flagyl, ovula vaginale, 7 ditë do jetë zgjidhja e duhur.

/komuniteti