Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ç’rregullime mestruale

Pershendetje, kam nje problem, menstruacionet e fundit i kam pas me 5 janar 2011, une jam e martuar dhe dua te mbes shtatzene, tash ne kete muaj nuk me kane ardhur ende, e kam bere testin, me ka dale negativ, gjithashtu kam qene te mjeku, dhe mjeku ka konstatuar qe nuk kam asgje, me ka caktuar edhe nje kontrolle, nese nuk me vijne mestruacionet, po mua ende nuk me kane ardhur, keshtu pyetja ime a mundet me qene shtatzeni e vonshme apo vetem ndonje çrregullim? E pres me padurim pergjigjen tuaj.

Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza.

Është koha për të kryer një ekografi, e cila do të të japë përgjigjen përfundimtare nëse je apo jo shtatzënë. Pas ekografisë, konsultat me mjekun do të japin edhe përgjigjet për ndonjë ç’rregullim menstrual apo arsye tjetër, nëse ato mund të ekzistojnë.

Uroj që asgjë nga këto të mos jetë, dhe së shpejti edhe ti do të kesh fëmijën tënd.

/komuniteti