Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia jashtë mitre

Doktoreshe, une para 9 muajve e kam bere HZG e ne operim me kane thene qe kanalin qe e kam pase te lakuar e kemi drejtuar, a mund te ndodhe prape me mbete shtatzene jashte mitre pasi qe kanali eshte drejtuar? Ju faliminderit.

Qëndresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Zonja Qëndresa.

Mendova se më kishe kuptuar, me përgjigjen që të kam dhënë. Ti duhet të mësosh se kur një grua bën shtatzëni jashtë mitre, tubi nuk është më funksional sepse, ai hiqet/pritet. Nëse ke bërë një herë shtatzëni jashte mitre, tregon se tashmë ke vetem tubin tjetër në funksion. Kjo është mundësia e tanishme, për të mbetur shtatzënë.

Uroj që shtatzënia e rradhës të jetë e rregullt, brënda mitrës.

Nëse ndodh që shtatzënia të jetë përsëri jashtë mitre, atëherë mundësia për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale nuk ekziston më tek ty.

Por, mjeksia është e aftë që edhe në situata të tilla, nëpërmjet fekondimit artificial invitro, të realizojë mundësinë e shtatzënisë. Kjo është një teknikë, që sot realizohet në klinikat obstetriko-gjinekologjike.

/komuniteti