Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e bebit

Pershendetje znj. Keta, une jam 21 vjece dhe pres femijen tim te pare, jam ne javen e 16 dhe kam nje merak per bebin tim. Kur kam lindur, une caloja dhe kete gje ma vune re rreth 2-3 vjece, me pas u bera operacion dhe tani jam shume mire nuk kam asnje problem (edhe mami im calon por mesa kemi folur me ka thene qe nuk e kane si trashegim). Pyetja ime eshte kjo a ka gjasa qe edhe bebi im ta kete kete problem dhe a ka problem te lind une normalisht pasi operacionin e kam ne rreze te kofshes ne anen e djathte, dhe a e tregon ekoja qe behet defektet e bebit? Ju uroj pune te mbare dhe pres me padurim pergjigjen tuaj...

Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë.

Për sa më thua, krijova një mendim për atë që ti shqetësohesh. Mbi atë mendim, them që mënyra më e mirë për lindur, do jetë lindja me prerje cezariane/operacion. Kjo është mjëft komode për problemin tënd.

Ekzaminimi ekografik, nuk e konstaton problemin për fëmijën tënd. Menjëherë pas lindjes mjeku neonatolog, me të cilin duhet të bisedosh paraprakisht, do të bëjë ekzaminimet e domosdoshme të fëmijës (testi i ortolanit).

Uroj që fëmija yt, të mos ketë problemin që ke patur ti dhe nëna jote.

/komuniteti