Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Niveli i prolaktines

Pershendetje, pas 7-8 muajsh tentim te pasukseshem shtatzanie bera analizat dhe me doli prolaktina 60.0 ng/ml. Perdora 1 muaj cdo 12 ore bromergon 400mg. Pas nje muaji sakt prolaktina me doli 1.6. E nderpreva terapine. Pas du muajsh pa terapi rezultati me doli 28.8. Tash prap kam fillu me bromergon 400mg cdo 24 ore nga nje. Theksoj se ksaj here e kam fillu terapine pa konsultim me mjekun. Deshta tju pyes sa ndikon prolaktina ne mosmbetjen shtatzene, dhe cilat jane vlerat normale qe te jete e mundshme shtatzania. Gjithashtu theksoj se gjate gjithe ksaj kohes jam duke tentu per shtatzani. A ndikon dicka negativisht nese marr bromergon per kohe me te gjate deri sa te realizohet shtatzania? Faleminderit shume

Jeta Hoti (5 vite më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Vlerat referente te prolaktines jane 2.0 - 24.0 ng/ ml. Gjithsesi niveli i larte i prolaktines ne gjak pengon arritjen e shtatzenise dhe eshte njeri prej faktoreve te rendesishem i cili duhet te mbahet ne nivel te vlerave referente nese tentoni te arrini shtatzeni. Niveli i prolaktines duhet te kontrollohet cdo 2 jave nese e keni pasur te larte dhe te dozohet bromergoni sipas vlerave te prolaktines.

 

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Specialist gjinekolog - obsteter

Tel. +383 44 120 609

/komuniteti