Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas një aborti

E nderuara mjeke, para 4 muajve jam pastruar nga shtatzenia sepse beba me ka vdekur ne barkun tim, kam bere shume analiza dhe vetem ureoplazma me eshte konstatuar pozitive, si dhe kam perdorur kete terapi (doxociklin) pas terapise kjo analize tani eshte konstatuar se eshte negative, mirepo une nganjehere kam dhimbje ne fund te barkut, si dhe tani po planifikoje shtatzenine e dyte, qka me rekomandoni ju: a eshte per me u brengos per shkak te dhimbjes se barkut edhe pse analizat me kane dale mire, Ju falemnderit paraprakisht.

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Dhëmbjet në fund të barkut, mund të jenë si shkak jo vetëm i infeksioneve të traktit riprodhues. Ato mund të jenë si shkak edhe i infeksioneve urinare apo i infeksioneve të zorrës së trashë. Nëse këto infeksione ekzistojnë, e mira është që të trajtohen përpara fillimit të shtatzënisë.

Nëse analizat e sekrecioneve vaginale kanë dalë normale, dhe në përgjithësi organizmi nuk ka probleme patologjike të tjera, është i mundur fillimi i një shtatzënie. Megjithatë, unë të rekomandoj që të kalojnë 6-të muaj nga koha e abortit dhe pastaj mendo për fillimin e shtatzënisë.

/komuniteti