Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia në ekografi

Pershendetje doktoreshe, prape Linda, a ka mundesi me qene shtatzene pasi ciklin nuk e kam pasur te rregullt qe dy muaj, kam pasur vjellje disa here, edhe a ka mundesi mos me u verejt shtatzenia ne ultraze mbasi qe une kam ba mjeku me ka thene me shku ne kontrolle pasi ti kry barnat, Flm shume pres pergjigjje LINDA.............

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Cikli menstrual i ç’rregullt, nuk është shenjë e shtatzënisë. As të vjellat nuk janë shenjë e sigurtë e shtatzënisë, pasi ato mund të ndodhin edhe nga ç’rregullimet e ndryshme të traktit gastrointestinal.

Nëse do ishe shtatzënë, ekzaminimi ekografik me sondë vaginale bën të mundur të dallohet shtatzënia.

Përfundo mjekimet, që ka rekomanduar mjeku. Më pas, drejtohu tek ai për konsultën e rradhës.

Uroj që sa më shpejt të kesh një shtatzëni, që aq shumë e dëshiron.

/komuniteti