Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza në fillim të shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Jam ne fund e javes se shtate, dje kisha kontrolle gjithcka eshte ne rregull, rrahjet e zemres 140 bpm qe me tha eshte ne rregull, por mjeku nuk me tha asgje nese duhet te bej strisho per shembull e tera qe me kerkoi te beje ishte urina, glikemia dhe hemogrami. Kam mundim tere diten, kam rene ca ne peshe per cka frikohem mos eshte keq per bebin, per ate me kshilloj te marre veitamine B6. Pyetja ime eshte nese me keshilloni te beje ndonje strisho nese kam ndonje infeksion qe mund te demtoje bebin a po vetem keto analiza te cekura? Faliminderit nese me ktheni ndonje pergjegje.

Leta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leta.

Analizat që të ka dhënë mjeku, duhet t’i kryhet me pa tjetër. Megjithatë të këshilloj të bësh edhe një strisho dhe kulturë vaginale, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm i cili mund të japë komplikacione gjatë shtatzënisë.

Duhet të dish që ndryshimet hormonale që ndodhin në shtatzëni p.sh, japin mundësinë e shfaqes së kandidozës vulvovaginale (mykut) të cilën me mjekim shumë të thjeshtë mund ta trajtosh.

Uroj që të gjitha analizat të dalin brënda normave.

/komuniteti