Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i infeksioneve gjenitale në ecurinë e shtatzënisë në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Jam ne javen e pare te muajit te shtate, pas analizave te nevojshme u informova se kam MICOPLASMA HOMINIS dhe UREAPLASMA UREALYTICUM. Jam duke perdorur ciprinol tableta 3 here ne dite (500 mg) dhe polygynax (vaginalete) - 7 dite. Do doja te dija me shume lidhur me kete virus dhe si mund te ndikoje ne shtatezanine time...do ju isha shume mirenjohese per cdo informate me shume! Me respekt, Arta

Arta (9 vite më parë)

 -
Gjinekologja përgjigjet

Treponema palladium, mycoplasma, ureaplasma, neiseria gonorroea, streptococu, herpes simplx virus, cytomegalovirus dhe listeria monocitogjene në tre mujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë japin komplikacione të tilla si lindje parakohe, plasje të parakohshme të membranave, dhe vonesë të rritjes fetale inutero.

Disa studime, referojnë edhe për vdekje fetale inutero nga infeksionet gjenitale të patrajtuara në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë.

Deri sa të negativizoheni në analizat tuaja, do të ishte mirë të merrni mjekimet e domosdoshme për të luftuar infeksionet që kanë dalë nga analizat laboratorike.

Ju uroj të keni lindje normale, si për ju ashtu dhe bebin tuaj.

/komuniteti