Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas lindjes

Problemi eshte ky, pasi qe po behen tre muaj qe e ka lind femiun mua vetem dy here vetem nga nje dite me kane ardhur menstruacionet, hera e pare ishte ne fillim te javes se 7 pas lindjes e ajo zgjati veq nje dite edhe hera a dyte njejte vetem nje dite ne javen e 11 pas lindjes, a do te normalizohet cikli menstrual si e spjegoni kete? Me respekt Valbona.

Valbona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valbona.

Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës, ç’rregullimet e ciklit menstrual janë të njohura. Mbi këtë bazë, mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Gjithësesi një ekzaminim ekografik, do ishte i nevojshëm për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetin e mitrës.

Në momentin e ndërprejes së gjidhënies, cikli menstrual i rikthehet normalitetit.

/komuniteti