Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiku në shtatzëninë e hershme

Ne muajin e pare te shtatzenise, a eshte e rrezikshme te perdoret antibiotiku me udhezim te mjekut, a paraqet rrezik per frytin?

Elida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

E kam shprehur edhe në shumë përgjigje të tjera se; gjatë shtatzënisë nuk është e preferuar të përdoren antibiotikë sidomos në tremujorin e pare të saj. Ato mund të përdoren vetëm në raste të rënda dhe shumë të specifikuara.

Duke mos e ditur se çfarë antibiotikësh ka udhëzuar mjeku juaj për përdorim, nuk mund të jap mendimin për to. E rëndësishme është që për trajtim medikamentoz, të përdoren ato medikamente të cilët nuk e kalojnë barierën placentare. Kjo, për të ruajtur shëndetin e fetusit.

Megjithatë unë gjithmonë rekomandoj që; përpara përdorimit të medikamenteve gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme të lexohet fleta shoqëruese e tij. Aty jepen udhëzime të sakta dhe të plota të përdorimit të medikamentit edhe për rastet e grave shtatzëna.

/komuniteti