Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet në fund të barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje Znj. Keta, une jam ne javen e 18 te shtatzanise dhe kam dhembje te shpeshta ne anen e djathte ne fund te barkut, shpesh here jane sikur therrje, te njejtat dhembje i kam pasur edhe para se te mbes shtatzene, kam be kontrolla gjinekologjike po ashtu edhe nje eho te abdomenit te urologu por nuk kane pare diqka te dyshimte, jam bere shume merak thash t`ju pyes nese mund te jete vetem nje ftohje apo dicka tjeter? Ju faleminderit. Me Respekt Nora.

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Sipas shpjegimit tënd, unë po e klasifikoj dhëmbjen në fund të barkut përpara shtatzënisë si të pa rëndësishme dhe të pa lidhur me të.

Dhëmbjet në fund të barkut anash gjatë shtatzënisë, kanë të bëjnë edhe me probleme të saj. Duhet të vizitohesh tek mjeku, së pari për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës. Së dyti, duhet të bësh një urokulturë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, me qëllim të përjashtohet mundësia e një infeksioni urinar dhe e një infeksioni të mundshëm të traktit gjenital.

Mbi vlerësimin e këtyre ekzaminimeve, mjeku do të vendosë për terapinë e nevojshme.

/komuniteti