Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale

Pershendetje...cfare infeksioni gjenital mund te jete me keto simptome: dhembje ne fund te barkut...sekrecion vaginal pa ngjyre te tepert dhe i shoqeruar me ere te keqe...dhe Mjekimi si mund te behet...Pres pergjegje, klm.

Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona.

Këto që referon, mund të jenë shenjat e një vaginozë bakteriale. VB mund të mjekohen me ovola të metronidazolit. Të këshilloj të bësh një vizitë gjinekologjike për të parë gjendjen e qafës së mitrës dhe gjendjen e rrugëve te sipërme të traktit riprodhues (vezoret, parametrat e tjerë), dhe gjithashtu të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale për të vërtetuar diagnozën.

Uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti