Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjinekologjike

E dashur doktoreshe, faleminderit per pergjigjet qe jep. Une te shkruaj serish per po te njejtin problem...sekrecionet e bardha qe dalin nuk jane normale, dhe permbajne ere shume te keqe qe me bezdis...me rekomandimin e farmacistes me kane sjell keto ilace: syntolexin 250 qe pihen, dhe betadine qe merren nga poshte por serish nuk kam hasur ne permiresim. Ju lutem me jepni nje pergjigje a jane te pershtatshme per kete infeksion keto ilace apo cfare ilacesh duhet te perdor...te falenderoj per durimin dhe kohen qe na perkushton dhe keshillat e vyeshme qe na jep. Te uroj gjithe te mirat, me respekt Tea. (te lutem nqs mundesh te me kthesh nje pergjigje keto 3 dite...).

Tea (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Tea, po të drejtohem ty dhe shpresoj që edhe gratë e tjera ta lexojnë këto që po shkruaj mbi përdorimin e medikamenteve mjeksore.

NUK ËSHTË NORMALE TË PËRDOREN MEDIKAMENTE QË NUK I KANË REKOMANDUAR MJEKËT PROFESIONIST. Ata janë specialist të çertifikuar dhe mbajnë përgjegjësi për mbarvajtjen e shëndetit të pacientëve. Një farmacist ka për detyrë vetëm të zbatojë urdhërat e mjekut, të cilat i lëshon me shkrim në recetën që i jep pacienteve. Farmacisti nuk i lejohet të rekomandoj dhe shpërndaj medikamente pa firmën e mjekut. As me inisiativat personale, pacientët nuk duhet të përdorin medikamente pa rekomandimin e mjekut. Shpesh ka ndohur që jo vetëm shëndeti mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i pa kujdeshëm i medikamenteve, por në ndonjë rast dëmi i shkaktuar ka qënë fatal.

Tea, shenjat që përshkruan më bëjnë të besoj se ke vaginozë bakteriale. Medikamentet që të ka shitur farmacistja nuk janë për shërimin e këtij infeksioni, prandaj dhe ti nuk ke patur përmirësim.

Problemi i dytë që dua të shtroj me të madhe, për ty Tea dhe për të gjitha gratë që e lexojnë këtë portal informativ; TË NDERUARA GRA, NËNA, MOTRA… SA HERË QË NDJENI SE DIÇKA PO NDRYSHON APO KA NDRYSHUAR NË ORGANET RIPRODHUESE, MENJËHERË VIZITOHUNI TEK MJEKU GJINEKOLOG.

Edhe ty Tea, të rekomandoj të kontaktosh mjekun gjinekolog. Pa tjetër të bësh një analizë të thjeshtë të sekrecioneve të bardha për të vlerësuar shkencërisht, shkaktarin e jo normalitetit të tyre si dhe erës së rëndë.

Mjeku me pa tjetër do të të rekomandoj përdorimin e ovulave me metronidazol (emrin tregtar e gjen ai), të cilat duhet të merren për 7-10 ditë. Rekomandimi im e ka bazën në eksperiencën 30 vjeçare.

Lutem të më kesh kuptuar, duke shpresuar të të kem ndihmuar sado pak ty dhe të gjitha ata gra që na shkruajnë dhe lexojnë.

Faleminderit.

rozafa (11 vite më parë)
para 1 viti kam humbur virgjerin prej ateher po kam problem me gjakderdhje nuk me vin dy muaj tani me ndodh qe brenda 10 ditve te me vin dy her
Lindita Hoti (12 vite më parë)
Miremengjes doktoreshe Moza, jam ne javen e 8 te shtatzanise, ndjej dhimbje ne fund te barkut sidomos kur rri ulur, ju lutem me jepni nje keshille nga se ndodh apo eshte normale dhimbja, nuk eshte shume e forte por shqetesohem edhe mos te ndikoje te bebi? Pune te mbare.

/komuniteti