Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuara doktoreshe!


Une jam ne javen e 25 te shtatezanise, deri me kam pasur shtatzani normale. Jam vizituar te gjinekologu perafersisht cdo muaj. Me intereson ta dije a eshte e nevojshme qe gjate shtatezanise te behet analiza e sekretit vaginal pasi qe une vrej qe sekreti im vaginal nuk eshte kompakt po disi me kokrra, mirepo nuk ka ere as ngjyre jashte normales. Une shqetesohem pasi qe nganjehere kam kruarje ne pjesen e jashtme rreth organit vaginal dhe ne pjesen e jashtme te anusit. Me siguri vlen te ceket qe nuk kam shume sekret ne sasi por pak me shume sesa kur nuk kam qene shtatzene. Gjithashtu jam e interesuar te dije se a paraqesin rrezik per beben infeksionet vaginale dhe çfare analize me kishit preferuar te beje dhe a mund te kem dhimbje gjate berjes se kesaj analize? Ju falenderoj per pergjigjen tuaj!

Iliriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilirjana.

Shtatzënia është gjendje e re në organizmin e gruas, dhe shoqërohet edhe me ndyrshime hormonale. Këto ndryshime bëhen shkak që disa kërpudha që ndodhen normalisht në vaginën e gruas, si kandida albikans, të marrin mbi rritje. Nga ky fakt lind kandidoza, që shoqërohet me sekrecione të bardha siç e përshkruan ti dhe me kruarje të herë pas herëshme. Ky lloj infeksioni nuk ndikon në ecurinë e shtaztënisë dhe të fetusit.

Për ta vërtetuar diagnozën, duhet të bësh analizë të sekrecione vaginale. Analiza nuk është proçedurë e dhëmbshme dhe realizohet lehtësisht. Pas konfirmimit të shkaktarit, trajtimi me ovula antimykotike do të ishte i mjaftueshëm për të të kthyer konfortin personal.

/komuniteti