Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjinekologjike

Pershendetje doktoreshe, faleminderit per pergjegjjen e meparshme doktoresh, jam 19 vjecare dhe nuk po mund te ngele shtatzene, jam kontrolluar te mjeku gjinekolog dhe kam marre rezultate te mira pervec kondilomave qe me jane paraqitur, a kane rrezik per nenen dhe beben nese mbes shtatzene me kondilloma, cfare defektesh kane per te dy dhe nese hiqen a mund te paraqiten prape, cfare mund te vij prej tyre dhe a mund te mbes dhe sa eshte bebeja e sigurte gjate paraqitjes se tyre tek nena, cfare do te me sygjeroni te bej une? faleminderit shume, pune te pa lodhshme.

Zana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kondiloma ka shkaktar virusin e papilomës humane (HPV). Ky lloj infeksioni e shoqëron pacientin e infektuar, gjatë gjithë jetës së tij. Mjeku lufton vetëm shenjat. Një grua me HPV, është e mundur të mbetet shtatzënë. Infeksioni nuk ndikojnë tek fetusi, por në momentin e lindjes me rrugë vaginale ekziston mundësia e infektimit të fëmijës. Prandaj në rastet e grave me kondiloma, është e preferuar lindja me prerje cezariane.

Virusi që shkakton kondilomën, paraqitet me më shumë se 100 nëntipe. Disa prej tyre, janë shkatare të deformimeve qelizore. Ato predispozojnë tek nëna ndryshime degjenerative në qafën e mitrës. Mbi këtë arsye, ndjekja e gjendjes së qafës së mitrës me testin e Pap-testit, është e domosdoshme çdo vit.

Të uroj fat.

/komuniteti