Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet vaginale

E nderuara Doktoreshë, ju falenderoj shumë që po gjeni kohë edhe për neve të përgjigjeni në pytjet tona. Jam shtatzënë java e 19. Kam bërë strishon vaginale para 3 dite dhe rezultati ishte ky: Pas inkubimit të mostrës në terenet udhqyese 24/48 orë, është izoluar 1.Enterococcus faecalis dhe 2. Staphylococcus aureus. Preparati mikroskopik: Strisho vaginale: Qeliza epiteliale të shkatërruara, > 10leukocite PMN, koke GR(+) në numër të madh. Laktobacilet nuk vërehen. Ju lutem të më tregoni a është i rrezikshëm ky infeksion dhe sipas juve qka duhet të përdori? Cilat janë shkaqet e këtyre infeksioneve dhe a mund të ketë ndonjë pasojë, ngase mjeku më tha që mund të kalojë në veshkë ky infeksion, andaj duhet të kemi kujdes dhe ta shërojmë me kohë. Gjinekologu më rekomandoj të pi Cefalexin dhe uvin çaj si dhe ta përdori Polygynax-in 12 netë. Ju lutem doktoreshë të më ktheni një përgjigje. Ju përshëndes shumë.

Erinda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Erinda.

Analiza tregon infeksion vaginal. Mjekimi që ka rekomanduar gjinekologu, është i drejtë. Këto lloj infeksione mjekohen me antibiotikë, të spektrit të gjërë të cilët nuk e kalojnë barierën placentare.

Meqënëse uretra ndodhet afër vaginës, ekziston mundësia e infeksionit të fshikzës së urinës, të cilin mjekimi me antibiotikë e parandalon. Infeksioni nëse nuk mjekohet, mund të shkaktoj plasjen e parakoshme të membranave dhe të japë kështu rrezikun e lindjes parakohe. Edhe nëse nuk ndodh sa më sipër, rrezikshmëria e këtij infeksioni mbetet. Mundësia e infektimit të neonatit, të porsa lindurit, mbetet kur kalon në rrugët e lindjes. Gjithashtu rëndësia e mjekimit, qëndron edhe në parandalimin e infeksionit të endometrit, shtresës së brëndshme të mitrës, pas daljes së placentës.

Pra, trajtimi dhe zbatimi në mënyrë korrekte me qëllim që të evitohen komplikacionet që u përmendën është i domosdoshëm.

Shpresoj që çdo gjë të shkoj mirë dhe shtatzënia të ketë ecuri normale.

Irena (7 vite më parë)
Doktorresha kam ber analizat e sekrecioneve vaginale dhe me kan dale Leukocite 2-3 Qeliza epiteliale shume Bakterie shume A kam nevoj per mjekim?
ina30 (8 vite më parë)
Inveksionet vaginale dhe te urines. Pershendetje doktoreshe, kam disa vite qe vuaj nga nje infeksion urinar. Kam djegje urinimi, deshire per te urinuar te shpeshte. Kam bere analizat e para te urines dhe uroculturen e cila me nxorri me staphylococcus aureus, mjeku me ka rekomanduar te marr aristin c. 4 muaj me pas, me rishfaqet perseri problemi i urinimit por kete here pervec pjeses se djegjes se urines dhe urinim te shpeshte ne fund te saj kisha pika gjaku. Ribej uroculturen dhe me shfaqet serish bakteri i staphylococcus aureus. Mbas realizimit te urocultures kam bere dhe strisho sekrecion vaginal kur me dalin qelisat epiteliale 15-20/fushe; leukocitet 10-12 per fushe; mungese te lactobacilles,baktere pozivit; prani e qelizave mykotike. Ne kulturen e sektrecionit vaginal cocce rezulton qe shfaqet prania e staphylococcus aureus. Kultura e sekrecionit vaginal candida rezulton candida albicans+. Mycoplasma dhe ureaplasma me kane dalur negative. Chlamydia rapid test me rezulton negative. Aktualisht me kane rekomanduar te pi baktrin forte. Mund te di se nga se shfaqet ky problem dhe a do te kem ndonjehere sherim nga staphylococcus aureus. Ju faleminderit. Jam ne pritje te pergjigjes suaj.
Pipja (8 vite më parë)
Mfal doktoresh kisja pas deshir mem sqaru rreth problemit tim mas lindjes dyt mas ni jave kontroll doktorri ka vrejt qafen e mitres ne gjendje mjaft trend tha qe eshte e qaraveshun dhe e skuqur dhe me dha vaginalete me perdor pas ketij mjekimi si duket qafa e mitres eshte qetsu si duket veq ka. Mbet pak e skuqur a ka mujt me qen nga lindja a nga infeksionet strisho vaginale mka dal reszulteti enterococcus spp . mase qfar bakteri eshte ky si shkaktar i qka vjen ky bakter a eshte i rrezikshem . papa testin ende se kom. Marr rezultatin mirpo jam. Mjaft e stresuar
Emisa (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe... jam nje vajze e fejuar 24 vjece. Para 3 muajsh kam nderprere shtatzanine ne muajin e 6 pasi bebi rezultoi me spina bifida dhe lindjen e kam bere ne menyre natyrale... tani bera strishen vaginale dhe rezultati ishte: qeliza epiteliale-disa, leukocite-0-1 fushe, trichomonas-negative, gardnerella-pozitive, soor-negative, doderlein dhe bacterie (eshte bosh nuk ka shkruajtur asgje)... te njejtat rezultate me kane dale edhe kur kam qene shtatzane ne muajin e 4 per te cilen kam marre mjekimin nga doktori metronidazole 500 mg dhe vitamin b, edhe burri ka marre mjekim, ndryshimi ka qene se qelizat epiteliale ne shtatzani kane qene shume kurse tani jane disa... te lutem me shpjego cfare do te thote kjo analize dhe a mund te kete qene perseritese kjo gardnerella apo nuk eshte sheruar qe nga hera pare qe jam mjekuar? Pasi dua te mbetem shtatzane sepse doktori me ka thene qe pas 3 muajsh mund te tentosh sepse je shume mire vetem sa te stabilizohet organizmi... te lutem pres nje pergj... faleminderit qe gjendeni per te na ndihmuar.
...... (12 vite më parë)
Kam problem qe disa vite, kam djegesim ne kanalin e urines sado qe pi antibiotik me lehtesohet por nuk me hiqet...ne analizat e urines me del E.coli por edhe nese analiza me del mire pas terapis un prap kam djegesim tani jam shtatzen ne fillim te muajit te 7 nuk di qfare te bej 2 here ne shtatzani kam pire antibiotik ne javen e 8 dhe javen 22...nuk kam sukses...te lutem me tregoni qfar shkakton antibiotiku ne shtatzani? Antibiotikun ma rekomandoi gjenekologja por prap kam frik se qfare mund ti shkaktoj foshnjes?

/komuniteti